Rama po ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje
Të nderuar qytetarë, qeverisja e Rilindjes povazhdon në mënyrë të dëshpëruar të shtrembërojë ligjet në fuqi e kushtetutën evendit e të rrëmbejë ç’të mundet lidhur me pronën publike, me të drejtat eqytetarëve për të zgjedhur dhe për të vendosur për veten e tyre e duke shkelure zhbërë edhe çdo lloj reforme të bërë apo të ashtuquajtur reformë të kryer ngaata vetë. Së fundmi në mënyrë fantomatike në të njëjtën ditë kur ndryshoiKushtetuta përsa i takon çështjeve që kishin të bënin me zgjedhjet, ështëmiratuar dhe ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
Ky ligj sipas të cilit ndërtohen 4 rajone tëreja apo 4 rajone në të cilat ndahet e gjithë Shqipëria është një vendim vetëmi qeverisë shqiptare. Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria.Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje.
Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do tëthotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosendhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht nëkushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitetshumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janëkomunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mundtë ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Dhe çfarë ka ndodhur, me një ligj të thjeshtëqë mund të miratohet edhe me 36 vota, i rrëmbehen kompetencat e zhbëhet njëautoritet lokal i zgjedhur siç ështëqarku. Pra autoriteti i zgjedhur lokal, që zgjidhet nga votuesit, nga shqiptarët, u rrëmbehetkompetenca dhe i jepet qeverisë e cila ngre institucionet e veta, qarqet eveta, vilajetet e veta, pashallëqet e veta.
Aq i mjerë është projekti dhe aq i turpshëm sadhe baza kushtetuese e ligjit cila është të nderuar qytetarë, ku e kanë bazuarkëta në Kushtetutë që të bëjnë këto gjëra që bëjnë. Dhje këtu shikoni qënxitimi i pushtuesve të pushtetit lokal është kaq i madh që baza kushtetuese ecituar është një turp por është njëkohësisht dhe një faj i rëndë ligjor dhepenal. Nenet në të cilat bazohen këta praktikisht janë nenet 78 dhe 83.
Qytetarët duan të dinë, ca thonë këto nene kujanë bazuar këta. Neni 78 thotë “Kuvendi me shumicën e votave, në prani të mëshumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve, vendos, përveç rasteve ku parashikonKushtetuta ndryshe. Kjo tregon mënyrën sesi votohet një ligj. Nuk ka lidhjefare me përmbajtjen. Këtë e kupton dhe shqiptari më i thjeshtë, ai më i painteresuari.
Po neni 83 ca thotë. Meqë këta kanë cituarnenin 83 pika 1. “Projektligji votohet 3 herë, në parim, nen për nen dhe nëtërësi”. Ka ndonjë shqiptar që nuk e diqë çdo ligj votohet në parim nen për nen dhe në tërësi. Kjo është baza ligjoree këtij ligji që krijon 4 pashallëqe, vilajete, çifligje, quajeni si të doni,po të një sulltanati qesharak siç është Rilindja. Natyrshëm kuptohet që çdo gjëështë një rrëmbim sepse në nenin 4 përcaktohen që ngrihen 4 rajone zhvillimidhe rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre përcaktohen me vendim të Këshillittë Ministrave duke përcaktuar thotë vendodhjen pozicionin gjeografik,karakteristikat, numrin e popullsisë, etj .
Ne kemi qarqet në Kushtetutë, kemi 12 tëtilla, të cilat zgjidhen ën bazë të një pushteti lokal i cili u reformua sipassocialistëve të cilët kanë duartrokitur e bërtitur shumë në 2015 e ku nga 384njësi vendore u ndërtuan 61 vetëm bashki, e mbi bazë të këtyre ndërtohenqarqet, pra me votim.
Këto institucione të zgjedhura, tëndërtuara në bazë të një reforme që vetësocialistët, rilindësit e promovojnë e bërtasin fort, sot zhbëhen dhe këtokompetenca i rrëmbekan këto agjenci sipas të cilave ngrihet një agjenci e madhekombëtare e cila drejtohet nga një komitet kombëtar i zhvillimit. Ky komitetikombëtar i zhvillimit rajonal i cili do u drejtuaka nga zv.Kryeministri.
Pra pashallëqeve u është vënë dhe bedeli që doti drejtojë dhe të gjitha këto janë të tëra në varësi të qeverisë. Edhe disainstitucione të tjera që duan të ndërtojnë, disa të ashtuquajtura borde, kanëfunksione monitorimi. Shqiptarët duan të dinë, ca thotë Kushtetuta për qarqetaktualisht dhe që është në fuqi neni 110pika 2.
“Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen,politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikat shtetërore”
Më qartë dhe në mënyrë m ë të kristaltë sekaq, kushtetuta nuk mund të shprehet. Por pushtuesit e pushtetit lokal, kanë shkelur mbi Kushtetutë e ligjduke qenë një ushtri në shpartallim e në ikje mendojnë që të rrëmbejmë në këtëmënyrë e të marrim ç’të marrim. Dhekushtetuta zhbëhet me një ligj tëthjeshtë që miratohet me 36 vota, bazuar në disa nene të kushtetutës që nukkanë të bëjnë fare me organizimin e pushtetit lokal, ndërkohë këto institucione ndodhen në pushtetin lokaldhe krijimi i institucionit paralel, apo i institucionit të ri është që tivdesë, ti asfiksojë, ti asgjësojë dhe përfundimisht pushteti lokal në Shqipëri është një zero e vërtetë,pasi çdo gjë është në duart e Kryeministrit.
Zv.Kryeministri është një çiraku i tij, kështuqë në duart e kryeministrit mbetet. Me një fondi shqiptar i zhvillimit që ështënjë instrument i tij, që punon e prokuron e bën gjithçka që i urdhëron qeveriadhe praktikisht kemi vetëm disa përfaqësues kukulla të pushtetit lokal, tëcilët janë atje vetëm për tu8 shpërndarë në ditët e zgjedhjeve për të bërë ca vota dhe kompetencat e tyrejanë zero.
Egjithë politika për të rindarë pushtetin lokal në 61 njësi, për të krijuarqarqe më të fuqishme, për të krijuar mundësi të tjera komunikimi rajonale tëtjera që ishin qëllimet e reformës në 2015, bëhen zero sepse babëzia për tarrëmbyer gjithçka në një dorë, siç e dini nga pushteti lokal, deri te emërimi injë infermieri në fshat, deri të prokurimi i ca lekurinave, ku çdo gjë e merrqeveria, është vetëm për një arsye. Për të përvetësuar, për të grumbulluarmiliona në duart e tyre, duke menduar që asnjëherë as nuk do të kontrollohen asnuk do të përgjigjen,
Jam këtu për të bërë një apel, shumë te qartë,të drejtpërdrejt dhe pa ekuivokë. Çdo njeri në detyrë shtetërore propozuesfirmosës edhe i akteve të tilla, përfshi dhe ata që votojnë në parlament duhettë dinë që kanë atribute përfaqësimi dhe përgjegjësi juridiko-individuale. Sitë tillë asnjëri nuk mund të mendojë që nën ombrellën e vendimevekolektive nuk do të përgjigjenindividualisht gjithsecili për këto faje shumë të rënda ndaj vendit.
Shpartallimi, asgjësimi dhe pushtimi ipushtetit lokal është një faj nga më të rëndit për të cilin nuk ka as alibi dheas shfajësim. Sigurisht mirënjohje qeverisë që na ndihmon për ta dënuar mëlehtë pasi këto akte janë lehtësisht të dënueshme edhe nga prokurori më i kapurnë botë pasi nuk i shpëtojnë dot pasi kaq trashë i kanë bërë e i kanë qepur.Sigurisht asnjë nga ne nuk do bëjë asnjë hap pas për ta kërkuar çuarjen epërgjegjësisë deri në fund.
Megjithatë një gjë mbetet e palëkundur, këta njerëz, kanë pushtuarpushtetin lokal, nuk e kanë pyetur në asnjë rast popullin, ka vepruar kundërinteresave të këtij populli dhe sigurisht do ti përgjigjen atij populli i cilie gjykon vetë si ua kërkon hesapin, në ç’ mënyrë dhe sesa fort ua kërkon këtë llogari. E do të jemi në mbështetjeabsolute të popullit në gjithë kërkesën e llogarisë që ai do të vendosë ta bëjëvetë.