Lagjia te "Senatoriumi" pa ujë në kohë pandemie, mungon dhe rruga: Veliaj nuk e mbajti premtimin
Banorët e lagjes pranë spitalit "Shefqet Ndroqi" ankohen se kanë rreth 1 muaj pa ujë. Ata kërkojnë nga Bashkia të zgjidhë sa më parë problemin, ndërsa thonë se janë rreth 30 familje që kanë këtë shqetësim. Shqetësim tjetër i këtyre banorëev është edhe mungesa e rrugës dhe e ndriçimit.
Prej një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Kështukanë deklaruar disa banorë të lagjes pranë Senatoriumit, të cilët kërkojnë ngainstitucionet përkatëse të marrin masa sa më para.
Banorët deklarojnë se uji i tyre i pijshëm varet ngareshjet.
"Nëmes të qytetit të mos ketë ujë, aq më tepër në kohë pandemie, është pak e vështirë.Kur bie shi vjen pak, kur është vapë nuk vjen fare."
Pas protestës së një dite më parë, punonjësit e UKTnisën punën për rregullimin e këtij problemi.
Por ky nuk është shqetësimi i vetëm për banorët ekësaj lagjeje. Çdo ditë ata duhet tëkalojnë në këtë rrugë jashtë çdo standardi.
Sipas tyre, në këtë segment askush nuk ka investuar.
"Vetëmprivatisht njerëzit kanë hedhur gurë dhe çakull, nga shteti asgjë fare."
Ndriçimi gjithashtu mungon.
"Nukka as drita, i vunë nga lagjia tjetër kurse këtu nuk vënë dorë fare."
Asaj që nuk ja kanë ndjerë mungesën asnjëherë janëpremtimet boshe të kryebashkiakut Veliaj, se një ditë kjo lagje do të bëhejbrenda standardeve.
"Kaqenë Erion Veliaj këtu, i ka parë dhe rrugët dhe nuk ka bërë asgjë fare.Premtojnë kur ka votime, na vinë derë më derë."
"Kur tëvinë zgjedhjet, do të vinë prapë të kërkojnë votën."
Të revoltuar dhe pa shpresë për zgjidhjen e situatës,banorët thonë se do vijojnë të protestojnë.