Tjetër shifër rekord në Shqipëri, në 24 orë regjistrohen 6 viktima dhe 139 raste të reja me koronavirus
Koronavirusi ka shënuar një tjetërshifër negative këtë të mërkurë (5 gusht) në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanëhumbur jetën 6 pacientë me një shifër total prej 182 viktimash.
Gjithashtu nga 561 teste të kryera,139 u regjistruan pozitiv me koronavirus me një numër të përgjithshëm prej5,889 të infektuarish.
E rëndë paraqitet situata me tështruarit në spitale ku aktualisht ndodhe 110 pacientë. 21 janë në terapiintensive dhe 6 të intubuar.
Ndërsa në 24 orët e fundit janëregjistruar 69 të shëruar.
Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janëkryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janëkonfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitiveditore është si vijon - 81 raste nëTiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste nëShkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak,nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,
Të shëruar - Megjithë rastet ditore të identifikuarapozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrine të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar -Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prejtë cilëve pacientë të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dheCovid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrintrajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, tëcilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.
Viktima - Edhepas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituardot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën,një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar ngaElbasani.
Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë
Në fund të këtij komunikimi njëthirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare,dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim ishpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe tëafërmve tuaj.
Që ky përkushtim i ekipeve të sistemitshëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masate vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, tëruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksionidhe për kufizimin e përhapjes së tij.
COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31,Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2,Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26