Tiranë, sherr për pronën, plagosin 3 familjarë të tyre, prangosen 2 persona

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i njëkonflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie në Tiranë.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë në 2shtetas, të cilët përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

“Shërbimete Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “XhaferrZelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhese gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuarmenjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi ipërshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet ePolicisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç dhe A. A.,47 vjeç.” – njofton policia.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A.A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin mesende të forta.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët etyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilëtndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.