Nga Shkodra në Vlorë, qytetarët krah RTV Ora dhe Ora News

Mësymja e forcave RENEA me armë dhe me maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News ka sjellë revoltë jo vetëm në Tiranë. Në Fier dhe Durrës, qytetarët e konsiderojnë një përpjekje për shantazh dhe përpjekje për të ndaluar fjalën e lirë.

Flasin qytetarët: "Ju nuk duhet ta mbyllni gojën se do të shpëtoni se do të vijë dita kur do të arrestohen këta, dhe populli do të ngrihet dhe sdo ti lejojë këta kriminelë"

" Në rradhë të parë kjo është haptas politikëm,nuk është hera e parë, ka vite që qeveria këto maskarallëqe ka bërë"

"Nuk e di mua më duket si pa lidhje, unë besoj segjithë këtë punë e ka bërë ai, Z. Veliu"

Duke e konsideruar  sulm politik, nuk mungojnë as ironitë si përpolicinë dhe për ata që qëndrojnë pas sulmit

"Tani ka filluar policia "fustanellat particko" që duan të bëjnë politikat e tyre për të siguruar pushtete e për të grabitur sic e kanë grabit Shqipërinë e popullin"

"Është politike sepse Ylli Ndroqi, pronari i Ora News dhe televizionit Ora bëri një gabim - u krujt me Erionka Velinë. Erionka është monumet kulture që mbrohet nga shejtani, kështu që nuk duhej ta kishte prek Erionin"

"Këta duhet të arrestohen automatikisht, jo policëte shkretë se marrin paratë ata, por duhet të arrestohen drejtuesit e partivedhe të shtetit"

Median e konsiderojnë të shenjtë, ndaj dhe kërkojnë që veprime të tilla të ndalojnë.

"Këta duhet të arrestohen automatikisht, jo policët e shkretë se marrin paratë ata, por duhet të arrestohen drejtuesit e partive dhe të shtetit"

Mesditën e së hënës, 3 gusht, forca të shumta renea mësynë në ambientet e televizionit.

Në shenjë të hapur presioni me armë dhe maska qëndruan për rreth 4 orë përballë gazetarëve dhe stafit të televizionit. Rasti është konsideruar i paprecedent dhe është dënuar nga gazetarë, organizata të mbrojtjes së medias brenda dhe jashtë vendit si dhe personalitete të shumta.