Korçë, organizoi dasmë në lokal, gjobitet me 1 mln lekë pronari
Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekëgjobë, pronarin e një restoranti në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë.
Restoranti u konstatua duke organizuarceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Shërbimete Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara nësubjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanëevidentuar 1 restorant në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishteorganizuar një ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mosrespektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për subjektin nëfjalë, me pronar shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçëshërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 100.000 lekë.” – njofton policia.
Policia e Korçës apelon për të gjithëpronarët/ administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnëme rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllimparandalimin e përhapjes së COVID-19.