Vrasja e taksistit, hetohet sherri me kushërinjtë, disa të shoqëruar
Dy ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, policia tha se ka një pistë ku po heton për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se shkak për ekzekutimin kanë qenë konfliktet që ai ka pasur prej kohësh me kushërinjtë që jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë. Nga ana tjetër familjarët kanë mohuar në polici që ai të ketë pasur konflikte.
Policia dyshon se taksisti 71-vjeçar, Abdulla Bullda, mund të jetë vrarë tri ditë më parë për shkak të konflikteve që ka pasur vitet e fundit me kushërinjtë që jetojnë në Fushë Prezë.
Familjarët e viktimës janë shprehur se ata vetë, poredhe viktima, nuk kanë konflikte me njeri, megjithatë policia thotë se kasiguruar në rrugë operative të dhëna se familja Budlla ka patur prej disakohësh probleme me disa kushërinj të cilët jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë.
Ndonëse pa e përcaktuar konfliktin, policia tha senë këtë drejtim janë fokusuar dhe hetimet për identifikimin e dy autorëve qëkryen atentatin mafioz.
Njëkohësisht me verifikimet për identifikimin eautorëve, kërkimet po vijojnë dhe për gjetjen e automjetit tip "Audi"ngjyrë blutë të errët me portobagazh, ku gjurmët e fundit të tij janë parë nëdrejtim të Fushë-Krujës.
Dyshimet janë që automjeti të jetë fshehur apoçmontuar pasi deri më tani nuk rezulton të jetë djegur nga autorët.
Deri më tani burime nga policia bëjnë me dije sejanë shoqëruar disa persona, mes tyre mendohet se është dhe autori, kushëri iviktimës.
Operacioni i policisë është shtrirë në zonën eRinasit dhe Niklës në Fushë-Krujë, ku autorët dyshohet se janë fshehur.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të 7plumbave të qëlluar ndaj taksistit informal Bullda, që mund të ndihmonin nëidentifikimin e autorëve, por burime nga policia bëjnë me dije se të dhënat embledhura në rrugë operative pritet të zbardhin ngjarjen e plotë.
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonin eviktimës, ku nuk janë konstatuar të dhëna me përmbajtje kërcënuese.
Abdulla Budlla, babai i 4 fëmijëve, u vra pasditen etë hënës pranë kryqëzimit të Rinasit, aty ku qëndronte çdo ditë pasi ushtronteprofesionin e taksistit ndonëse në mënyrë informale. Ndaj tij u qëlluan 7plumba duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët të cilët qëlluan nga njëautomjet në lëvizje mendohet të kenë modifikuar armën për të marrë me vete dhegëzhojat e plumbave.
Lexo edhe: Vrasja e 71-vjeçarit në Rinas, policia në verifikim aktivitetin e familjarëve dhe dy djemve në Itali
Taksisti 71-vjeçar vritet me armë zjarri në Fushë Prezë