Tiranë, 11-vjeçari largohet nga shtëpia para 8 ditësh, policia në kërkim të të miturit

Një djalë i mitur rezulton prej ditësh i humbur dhe familja i është drejtuar Policisë me kallëzim për zhdukjen e tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi Ylli Dalipi 35vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur Roid Dalipi.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij, por kontaktetai i ka humbur me familjen 8 ditë më parë, që me datë 28 korrik.

Familjarët kanë pretenduar në polici se momenti i fundit kue kanë parë të njohurit ka qenë kur ka dalë nga mjediset e një organizate qëofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi,i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar përtë mos u kthyer më.