Qafë Thanë, arrestohen dy shtetas maqedonas, të dënuar në Slloveni dhe Austri me 15 dhe 8 vite burg
Arrestohen me qëllim ekstradimi dy shtetasmaqedonas, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësoreaustriake dhe sllovene.
Konkretisht është ndaluar një 53-vjeçar përveprën penale Trafik droge dhe një 39-vjeçar për Mashtrim kundër qeverisë.
“Shërbimete Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat përHetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe InterpolTiranën, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: • R.D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë. • S. R., 39 vjeç, banues nëLabunishta, Strugë.” – njofton policia.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre nëhyrje të Shqipërisë, Policia Kufitare, konstatoi se Gjykata Austriake kishtecaktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë Arrest në burg, për veprënpenale Trafik droge.
Për këtë vepër, bazuar në Kodin Penal Austriakparashikohet dënimi deri në 15 vite burg.
Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi ishpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata në Slloveni kishte caktuar ndajtij masën e sigurisë Arrest në burg për veprën penale Mashtrim kundër qeverisë.
Për këtë vepër penale bazuar në Kodin PenalSlloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.
Materialet në ngarkim të tyre iu referuanProkurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.