Elbasan - Peqin: Përplasen 3 makina, vdes një pasagjere, plagosen 3 shoferët

Një aksident me vdekje u shënua në aksin rrugor Elbasan – Peqinparaditen e sotme. Në fshatin Murras, makina tip “Skoda” me një “Skoda” tjetërdhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas I Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja Gentiana Isaraj, 43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në "Skodën" e parë. Ndërsa janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën informon policia e Elbasanit.

Makina Skoda e parë drejtohej nga shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat dhe pasagjer ishte 43 vjeçarja e cila ndërroi jetë. Ndërsa makina tjetër “Skoda” drejtohej nga shtetasi N.H., si dhe mjeti tip "Benz" drejtohej nga shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon përzbardhjen e shkakut të aksidentit.