Dolën për të mbledhur rrjetat, Stuhia përmbys varkën: Shpëtojnë babai dhe dy djemtë, mbytet gruaja
Një grua është mbytur në det pasi varka ku qëndronte sëbashku me bashkëshortin, djalin dhe një punëtor u përmbyt nga dallgët. Sinjalii alarmit është dhënë në mesditë, por policia mundi të shpëtonte vetëm 3persona.
Ulja e menjëhershme etemperaturave, reshjet e dendura dhe era e fortë ka shkaktuar edhe tragjedi nëHimarë.
Familja Rama ashtu si çdoditë kishte dalë së bashku me një punëtor për të mbledhur rrjetat e peshkimit.
Por dallgët e forta kanëshkaktuar përmbysjen e barkës.
Menjëherë pas marrjes sësinjalit në vendgjarje ka mbërritur policia kufitare dhe roja bregdetare, tëcilët kanë marrë njoftim përmes një telefonate.
Efektivët kanë mundur të shpëtojnë kryefamiljarin Robert Rama, 50 vjeç, djalin Avdylin 25 vjeç dhe Fatjon Resulajn, por pa mundur të gjejnë trupin e nënës, Mirela Rama.
Të shpëtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku djali rezulton të jetë në gjendje më të rëndë.
Kërkimet kanë vijuar përgjetjen e Mirela Ramës. Pas rreth 2 orësh nga përmbysja e barkës, trupi i pajetëi saj është gjetur në brigjet e Dhërmiut.
Prej vitesh familja Ramasiguronte të ardhurat nga peshkimi, por fillimi i gushtit dhe paqëndrueshmëriae motit ka qenë fatal për kryefamiljaren.