Fotoja që të copëton zemrën nga Bejruti, mes rrënojave dhe xhamave, infermierja shpëton tre foshnjat

Pas shpërthimevetë tmerrshme që ndodhën pasditen e djeshme në Beirutit u shkatërrua një pjese emadhe e qytetit ku mbetën 100 viktima dhe 4000 të plagosur. Dëmet janë të shumtadhe fatkeqësisht në orët në vijim bilanci pritet të shtohet.

Ndërtesa ,biznesedhe spitale të shkatëruara, një prej tyre është edhe  Spitali Roum. Në departamentin e gjinekologjisënë këtë spital  është shkrepur një foto ecila ka tronditur zemrat e të gjithëve. Fotografi Bilal Jawich ka fotografuarnjë infermiere të re duke mbajtur tre foshnja të porsalindura në krahë.Infermiera e rrethuar nga rrënojat dhe xhamat e thyer  është përpjekur t'i mbrojë duke i mbajtur nëkrahët e saj.

Fotoja ështëpublikuar në llogarinë personale në "Facebook" të Bilal Jawich, icili krah fotos  është shprehur se në 16vite pune ai nuk ka parë asnjë situatë të ngjashme.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me atë të sotmen, sidomos para spitalit “Roum” … Kjo heroinë i mbështjelli dhe i mbajti brenda spitalit përkundër ndërprerjes së komunikimit, me tre të posalindur në krahë, të rrethuar nga dhjetëra trupa dhe të plagosur”-shkruan ai.