Rëndohet bilanci në Libani, 100 të vdekur dhe mbi 4,000 të plagosur

Libani është në zi pas një shpërthimi të madh nëkryeqytetin Beirut, ku ka vrarë deri më tani të paktën 100 njerëz dhe kaplagosur më shumë se 4,000 të tjerë.

Presidenti Michel Aoun është shprehur se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo në port për gati gjashtë vitesh.

Ai ka caktuar një takim urgjent me kabinetin, ditëne sotme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore. Vendi do qëndrojënë ditë zie për tre ditë, duke nisur nga sot.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do tëlëshojë 100 miliardë lira (50.5 milion, 66 milion dollarë) fonde të urgjencës.

"Mbi100 kanë humbur jetën e tyre. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacionekërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth," është shprehur Kryqii Kuq i Libanit në një deklaratë të Mërkurën.

Zyrtarët thanë se ishte duke u zhvilluar një hetimpër të gjetur arsyen e vërtetë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes nëLiban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me "dëniminmaksimal" të mundshëm.

Është raportuar se nitrati i amonit ka qenë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje.