Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot para kamerave: Situata është e ngjashme me Hiroshimën

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditëne djeshme nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në portine qytetit.

Bilanci i të vdekurve deri më tani është 50 dhe mbi 4.000 të plagosur. E gjithë bota ka kthyer sytë nga ky qytet. Shumë shtete janë solidarizuar dhe kanë ofruar ngushëllimet tyre ndër ta kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me këtë tragjedi ka folur edhe Guvernatorii i Bejrutit, Marvan Abud i cili ka krahësuar këtë shpërthim me sulmet bërthamorenë Hiroshima dhe Nagasaki gjaë Luftës së dytë botërore.

Ndër të tjera ai ka treguar se janë dërguar shumëekipe zjarrëfikësish në vendin e shpërthimit por disa prej tyre nuk janë kthyermë.

 “Ne po i kërkojmë, 10 zjarrfikës deri më tani janë shpallur të zhdukur. Kjo situatë është e ngjashme me atë të Japonisë, në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”, u shpreh Abud, ndërkohë që shpërtheu në lot.