Tragjike/ 36-vjeçari mbytet në det pasi shkon të shpëtojë tre fëmijët e tij në rrezik
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britaninë eMadhe. Një baba i shtatë fëmijëve është mbytur pasi ka shkuar me familjen e tijnë një plazh të Barmouth. Tre prej fëmijëve të tij, ishin në ujë dhe po kërkoninndihmë. Ai ka arritur t’i shpëtojë fëmijët, por nuk arriti të shpëtojë veten.
Trupi i pajetë i Jonathan Stevens është nxjerrë ngauji me ndihmën e autriteteve të cilët angazhuan varka dhe helikopterë.
“Ai për mua është një hero, sepse shpëtoi fëmijët tanë. Të shtatë fëmijët e tij duhet të ndihen krenarë me të, sepse ai vdiq për të shpëtuar tre prej tyre. Ndihem e shkatërruar sepse kam humbur dashurinë e jetës sime. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen, do ta ruaj gjithmonë në zemër kujtimin e tij. Do ta dua deri në përjetësi”, është shprehur bashkëshortja e Jonathan, Laura Burford.



