Bota solidarizohet me popullin e Libanit pas shpërthimit masiv

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se ata që janëpërgjegjës për shpërthimin në një depo "të rrezikshme" në zonën eportit të Bejrutit do të "paguajnë çmimin".

"Unëju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa u gjetur përgjegjësit. Ata dotë paguajnë çmimin", tha ai në një fjalim televiziv.

Zëdhënësii Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq u tha gazetarëve se nuk ishte menjëherë eqartë se cili ishte shkaku dhe se nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë dëmtimtë ndonjë personelit të OKB-së.

Departamentii Mbrojtjes në SHBA tha se "jemi të vetëdijshëm për shpërthimin dhe jemitë shqetësuar për viktimat e mundshme për shkak të një shpërthimi kaqmasiv".

Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, thase BE-ja u ofron mbështetje popullit dhe autoriteteve të Libanit.

Edhe presidenti shqiptar Ilir Meta dhekryeministri Edi Rama shprehën solidaritetin me popullin e Libanit.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet eviktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim mepopullin e Libanit” – shkruan Meta në Facebook.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje,shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin eLibanit” – shkruan Rama në Twitter.

Ministrjae Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, gjithashtu shprehu ngushëllime përviktimat.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo tha se"mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Libanit".