Sanchez në largimin e Juan Carlos: Nuk gjykohen institucionet por njerëzit

Kryeministrispanjoll  PedroSanchez tha sot se respekton vendimin e pallatit mbretëror për largimin ngavendi të ish-mbretittë Spanjës, Juan Carlos, nëpërpjekje për ta bërë më të lehtë mbretërimin e djalit të tij, pas skandaleve tëfundit.

Sanchez,në një konferencë për shtyp tha se vendimi, i cili u njoftua nga pallatipasditen e djeshme, "është i përshtatshëm për një demokraci tëfortë".

"Institucionetnuk duhet të gjykohen, njerëzit duhet të gjykohen. Në këtë rast, JuanCarlos e ka sqaruar se është në dispozicion të gjyqësorit, nëse është enevojshme, si çdo spanjoll tjetër," tha ai.

Televizionipublik RTVE, megjithatë, raportoi se Carlos ka shprehur dëshirën për t'urikthyer së shpejti në Spanjë, ndërsa gazeta El Mundo, duke përmendur burimet eveta, shkruan se ai mund të kthehet në vend në shtator.

Juan Carlosraportohet se është strehuar në Republikën Dominikane, sipas disa mediavespanjolle.

Pallati njoftoitë hënën se Juan Carlos, i cili dha dorëheqjen në vitin 2014, po largohet ngavendi në mënyrë që punët e tij personale, kryesisht një skandal ryshfeti qëlidhet me dhënien e një kontrate  një konsorciumispanjoll për ndërtimin e një linje hekurudhore në Arabinë Saudite, të mosndikojnë në punën e djalit të tij, Felipe.