Trump: Nëse nuk shitet brenda 15 korrikut, TikTok do të ndalohet në ShBA
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën (3 gusht) se aplikacionipër shpërndarjen e videove me pronësi kineze TikTok do të "dalë jashtëpërdorimit" në ShBA, nëse nuk do t'i shitet një firme amerikane deri më 15shtator.
"Do tëmbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendjeta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.
Më herët, kompania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në ShBA,ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve tëaplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.
Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë mepresidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.
Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpitpër këtë aplikacion.
Zyrtarët e ShBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar përshkak të trajtimit që u bën të dhënave personale.
Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Kevin Mayer tha në një postim javën ekaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA-së.