Uragani "Isaia" godet Karolinën, raportohen reshje të dendura, erërat me shpejtësi 140 km/orë

Uragani"Isaia" ka goditur të martën brigjet e Karolinës Veriore, me erëraderi në 140 kilometra në orë. Gjatë fundjavës stuhia tropikale kaloi në njëkategori më të dobët në ishujt Karaibe.

Brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës janë goditur nga stuhia tropikale "Isaia", që ka sjellë mevete përmbytje dhe stuhi ere.

Rrymat e forta të ajrit me shpejtësi 140kilometra në orë formuan mbrëmjen e së hënës një uragan të kategorisë së parë qëpërshkoi bregdetin e Karolinës Veriore.

Autoritetet paralajmëruan banorët në zonat qëlagen prej oqeaneve të përgatiten për dallgë deti deri 1 metër e gjysmë tëlarta dhe reshje deri 20 centimetra teksa vorbulla lëviz më në veri.

Intensiteti i stuhisë pritet të shtrihet edhenë shtetet e Uashingtonit, Filadelfias dhe Nju-Jorkut.

"Meafrimin e stuhisë, presim që intensiteti i saj të rritet. Duhet të jemi nëvigjilencë sepse do kemi kushte të rrezikshme moti në gjithë shtetin tonë.Shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet mund të zhytin shumë shpejt në ujë zonat e ulëta," informoi guvernatori i shtetit të Karolinës Veriore.

Në shtetin e Floridës, stuhia"Isaia" i kurseu zonat e banuara ndërsa fundjavën e kaluar rrymatajrore kaluan në Republikën Domenikane dhe Puerto Rikon, duke lënë pas dy tëvrarë.

Godina të shembura, dritare të thyera dhepastrimi i baltës në infrastrukturën rrugore mobilizoi edhe banorët e bregutlindor të Barakoas në Kubë.

"Ngaraportimet paraprake mësojmë se disa banesa janë rrënuar plotësisht. Të prekurajanë edhe gjashtë godina të përkohshme dhe komplekse apartamentesh."

Qytetarët në zonat e rrezikuara të Amerikësjanë udhëzuar të ndjekin urdhrat e evakuimit, ndërsa për ata që shfaqinsimptomat të kovidit të ri në këtë periudhë pandemie, janë rezervuar ambiente tëposaçme karantinimi.

"Isaia" është stuhia e nëntë e fortëqë godet këtë vit Shtetet e Bashkuara.