Koronavirusi nxit frikën e trazirave sociale në Europë

Qeveritë evropiane po përpiqen të hartojnë plane radikale për t’upërballuar me një valë të dytë të koronavirusit, që pritet të shpaloset më vonëgjatë këtij viti. Rastet e reja me koronavirus që po përjetojnë aktualisht disavende nuk është një valë e dytë, por zhvillimi i valës së parë të pandemisë,sipas disa zyrtarëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Qeveritë po përpiqen me dëshpërim të shmangin vendosjen e masaveizoluese në mbarë vendin, apo mbylljen e ekonomive tashmë të dëmtuara rëndë.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka thënë se një mbyllje e dytë dotë ishte e ngjashme me shpërthimin e një bombe bërthamore. Për ta shmangur këtëkonservatorët në pushtet po mendojnë që të nxjerrin një urdhër që detyron tëgjithë britanikët mbi 50 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, nëse vendi përballet menjë valë të dytë të koronavirusit.

Ky propozim ka nxitur zemërimin e shtypit tabloid të vendit, lexuesit etë cilit janë përgjithësisht mbi pesëdhjetë vjeç. Gazeta "Daily Mail"shkruante se masa do të ishte një diskriminim për shkak të moshës. Gazetaparalajmëroi se një strategji e tillë do të ishte e gabuar sepse nuk arrinte tëvlerësonte kontributin e rëndësishëm që britanikët më të mëdhenj në moshë japinnë ekonomi dhe rrezikon të stigmatizojë të moshuarit.

Pas një fundjave tjetër ku me dhjetëra mijëra të rinj nuk i zbatuanrregullat e distancimit social në të gjithë Britaninë, duke mbushur plazhe dheduke mbajtur festa të improvizuara në rrugë, kritikët thanë se qeveria duhet tëvendosë si përparësi zbatimin e rregullave ekzistues të distancimit shoqërordhe mbajtjes së maskave.

Një ish këshilltare për qeverinë britanike, Joan Bakeëell tha seministrat duhet të zgjidhin problemin e të rinjve që injorojnë rregullat mbipandeminë.

"Sigurisht që të moshuarit duhet të kujdesen, unë po e bëj përveten time, por ajo që po ndodh është se të rinjtë nuk po ruajnë distancënfizike dhe nuk po vendosin maska. Të rinjtë duhet ta bëjnë këtë", tha ajo.

Britania nuk është i vetmi vend evropian që po përjeton me nervozizëmringjalljen e rasteve dhe që i druhet kthimit në ditët e zymta të marsit dheprillit, kur virusi po përhapej me shpejtësi në të gjithë kontinentin, dukenxitur qeveritë të vendosin kufizime. Qeveritë evropiane po nxitojnë tëgrumbullojnë mjete mbrojtëse personale dhe ilaçe në pritje të një dimri që mundtë krijojë sërish vështirësi për sistemin e kujdesit shëndetësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se duhet hequr dorë ngatë menduarit për sezon e valë të pandemisë. "Ajo që ne të gjithë keminevojë të mendojmë është se ky është një virus i ri e që sillet ndryshe",tha Margaret Harris, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së, në një konferencë shtypivirtuale në Gjenevë. Sipas zonjës Harris virusi po shpaloset si "një valëtë madhe", duke vërejtur se numri i përgjithshëm i raste është dyfishuargjatë më shumë se një muaji.

Tridhjetë e gjashtë vende evropiane kanë shënuar një rritje tëinfeksioneve në shtatë ditët e fundit, me një mesatare më të madhe se javën ekaluar. Vendet me masa më pak të rrepta po përjetojnë një shkallë më të lartëtë infeksionit, sipas shkollës "Blavatnik" në universitetin e"Oksfordit".

Jose Vazquez-Boland, një ekspert i sëmundjeve infektive në universitetine "Edinburgh", paralajmëron se "do të ketë ringjallje të rastevetë reja sa herë që hiqen masat kufizuese e për sa kohë që virusi mbetet nëqarkullim”.

Ndërkohë trajektorja e COVID-19 e Italisë po vazhdon të rrafshohetmegjithë lehtësimin e saj të konsiderueshëm të masave të bllokimit. Por duke upërgatitur për një rritje të rasteve, senati italian miratoi javën e kaluarkërkesën e Kryeministrit Conte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme tëvendit deri më 15 tetor, duke i mundësuar atij fleksibilitet më të madh nënxjerrjen e masave kufizuese të lokalizuara.

Greqia ka urdhëruar vendosjen e maskave me detyrim në dyqane dhe në tëgjitha ndërtesat publike. Autoritetet franceze kanë paralajmëruar qytetarët tëjenë shumë vigjilentë.

Megjithë argumentimin e Brukselit, se pandemia mund të tejkalohet nëseshtetet e BE-së shfaqin solidaritet dhe përpiqen të koordinojnë nismat e tyre,qeveritë e vendeve evropiane nuk kanë tjetër mundësi veçse të zbatojnëstrategjitë e tyre lokale.

Duket se një gjë të tillë po e kërkojnë zgjedhësit e tyre dhe secilivend ka sfidat e veta unike për të kapërcyer, thonë analistët. Ndërkohë pondodhin disa disa lëvizje hakmarrëse. Pasi holandezët paralajmëruar kundërudhëtimeve jo-thelbësore drejt Belgjikës fqinje, qeveria belge u hakmorr, dukenjoftuar se çdo shtetas apo banor belg që kthehej nga vizita në Holandë do tëtë testohej për virusin dhe t’i nënshtrohej një periudhe karantine. Kjopavarësisht faktit se Belgjika ka një numër më të madh të rasteve të reja mekoronavirus krahasuar me Holandën.

Më shumë se gjysma e komunave të Brukselit ka kaluar tashmë tëashtuquajturin "prag alarmi" lidhur me infeksionet e reja mekoronavirus. Gjashtëmbëdhjetë nga 19 njësitë vendore të kryeqytetit kanëshënuar tashmë 20 raste të reja për 100,000 banorë, sipas të dhënave tëqeverisë.

Të jetosh me virusin derisa të zhvillohet dhe shpërndahet gjerësisht njëvaksinë efektive, me gjasë pas 18 muajsh, po streson jo vetëm burimetshtetërore deri në pikën e fundit, por po shteron masat për të balancuarpërparësitë ekonomike dhe ato të shëndetit publik. Masat janë çorientuese eshpesh të befasishme, duke e bërë të vështirë për bizneset të planifikojnë tëardhmen.

Harta e udhëtimit në Evropë po bëhet gjithashtu më e komplikuar mevendet që rivendosin kufizime pa pothuajse asnjë paralajmërim. Greqia kashtrënguar rregullat për kalimin e kufijve të saj veriorë, vendet e Balltikutshpesh rihartojnë listën e vendeve të sigurta. Britania është e gatshme tështojë Belgjikën në listën e saj të vendeve të pasigurta, duke kërkuar ngakushdo që ka udhëtuar atje të qëndrojë 14 ditë në karantinë, nëse hyn nëMbretërinë e Bashkuar. Javën e kaluar Britania shtoi pothuajse pa njoftimSpanjën në vendet e "rrezikshme", vetëm disa ditë pasi kishteinkurajuar britanikët të pushonin në këtë vend. Autoritetet druhen se publikutpo i humbet durimi për shkak të ndryshime të shumta.

Protesta masive e së shtunës në Berlin e organizuar nga grupe tëekstremit të djathtë e të tjera grupe, me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë vetëvetë mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së maskave nxiti shqetësim tekzyrtarët.

Markus Söder, kryeministri i shtetit rajonal të Bavarisë dhe kandidat imundshëm për të pasuar kancelaren Angela Merkel shkruate se: "Duhet tëpresim që koronavirusi të kthehet përsëri me forcë të plotë." Ai shkruantenë tëeeter se "duhet gatishmëri totale dhe kjo është arsyeja se pse taninuk është koha për të lehtësuar kufizimet ose për pakujdesi naive".

Saskia Esken, bashkëdrejtuese e Social Demokratëve të Gjermanisë,partneri i ri në koalicionin qeveritar shkruante se: "Mijëra kovidiotë pofestojnë duke u bërë "vala e dytë" e pandemisë, pa distancim fizikdhe pa maska. Ata po vënë në rrezik jo vetëm shëndetin tonë, por sukseset tonakundër pandemisë, për të ringjallur ekonominë, arsimin dhe shoqërinë.Papërgjegjshmëri!

Disa nga protestuesit në Berlin thanë se pandemia ishte një shpikje eqeverive krijuar për të nënshtruar njerëzit. Këshilltarët e qeverisë britanikendihen gjithashtu nervozë rreth potencialit të perhapjes së trazirave socialepër shkak të rritjes së shqetësimit se zhgënjimi mbi bllokimet e reja në veritë vendit mund të shkaktojë probleme në rrugë. Muajin e kaluar në Britani, njëkomision këshillues i qeverisë lidhur me çështje të koronavirusit paralajmëroise vendi mund të përballet me "sfida të forta që lidhen me rendinpublik" për shkak të situatës së "paqëndrueshme" të krijuar ngakoronavirusi. Komisioni paralajmëroi se trazirat shoqërore mund të “pengojnërivendosjen e masave për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 dhe ka të ngjarëqë të kërkohet mbështetje ushtarake"./ VOA