Shpërthimi në Bejrut ishte ekuivalent me një tërmet me magnitudë 4,5

Shpërthimi i fuqishëm  që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri,  ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi 4,5 ballë, sipas sizmologëve jordanezë.

"Shpërthimi në portin e Bejrutit sonte ishte ekuivalent me njëtërmet me madhësi 4,5", tha në një deklaratë Observatori Sizmologjik nëJordani.

Shpërthimi ndodhi në zonën e portit tëqytetit. Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janëvrarë të paktën 50 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 tëtjerë.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.Tëpremten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e sajndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministritHariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupitHezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol nëvdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.