Mjeku rus: Covid-19, praktikë për një luftë biologjike në të ardhmen
Situata me pandeminë e koronavirusit duket si përgatitje për një luftë biologjike, tha kirurgu pediatrik rus Leonid Roshal, raporton Russia Today.
"Kur analizoj situatën e tanishme, kuptojse kjo është një përgatitje për një luftë biologjike. Nuk po them që kyvirus është bërë nga njeriu, nuk ka bazë të mjaftueshme për pretendime tëtilla, dhe nuk jam virolog. Por ky është një provë e sistemit shëndetësor,përfshirë mbrojtjen biologjike të vendit," tha Roshal në një intervistëpër Forbes.
Ai thekson se virusi nuk njeh kufij dhe seështë e pamundur të parashikohet përhapja e epidemisë, sepse njerëzit nga vendetë ndryshme sillen ndryshe, përkundër të gjitha kufizimeve.
Sipas tij, në Rusi të gjithë janë të përfshirënë luftën kundër koronavirusit, përfshirë presidentin dhe qeverinë.
Mjeku rus beson se shkalla e ulët evdekshmërisë në vend ka të bëjë me kufizimin në kohë të hyrjes në vend dhemasat e kontrollit të brendshëm.
Roshal thotë se është e nevojshme të vazhdohetme mbajtjen e maskave, që fëmijët e sëmurë të mos dërgohen në kopshte, që masatsanitare të respektohen në ndërmarrje, që punëtorët që nuk ndjehen mirë duhettë ndalohen të vijnë në punë dhe vazhdohet me testimin e koronavirusit.
"Koronavirusi po teston rezistencën enjerëzimit dhe se si ata do t'i rezistonin një katastrofe seriozebiologjike," përfundoi mjeku rus.