Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi sevaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortëtë imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa, sesa janë të pranishëm nëpacientët e shëruar.

Antitrupat janë proteina të sistemit imunitarnë trupin e njeriut që luftojnë infeksionet.

Pas dozës së parë, të gjithë subjektet qëmorën vaksinën zhvilluan, antitrupa që bllokojnë virusin SARS-CoV-2, për tulidhur në qelizat njerëzore.

Shumica e personave gjithashtu zhvilluan"antitrupa neutralizues" të cilët janë më të fuqishëm dheparandalojnë viruset të infektojnë qelizat.

Pas një doze të dytë, të dhënë 28 ditë mëvonë, të gjithë pjesëmarrësit kishin antitrupa neutralizues më të fuqishëm.

Kompania tha se efektet anësore përgjithësishtishin të lehta, raporton AFP.

Faza e fundit e provës është vendosur tëzhvillohet këtë vjeshtë.

Qeveria amerikane i ka dhënë kompanisë 1.6miliard dollarë për të zhvilluar vaksinën, por sa i takon afatit kohor, kjokompani është prapa firmave të tjera, përfshirë Moderna dhe AstraZeneca, tëcilat kanë hyrë në fazat e fundit të provave të tyre.

Kompania thotë se ilaçi, i cili është njëpërbërje e lëngshme, mund të ruhet në dy deri në tetë gradë celsius.

Në pranverë, kompania tha se kishte provuar efikasitetin e një vaksine kundër gripit sezonal që e kishte zhvilluar duke përdorur të njëjtën teknologji./ REL