Australi, rritet agresiviteti ndaj policisë për aplikimin e masave anti-covid

Australianët në shtetin e Viktoriaskanë kaluar natën e dytë të izoluar prej pandemisë së koronavirusit. Për ata qërefuzojnë urdhrat e karantinës do rriten gjobat dhe ushtria do i vijë në ndihmëpolicisë për personat më agresivë.

Shtetii Viktorias në Australi do të nisë të përdorë ushtrinë për të detyruar banorëttë zbatojnë urdhrat e izolimit prej kovidit-19, dhe gjoba të larta për ata që ishkelin ato.

Dukenisur nga kjo javë, në shtetin e dytë më të popullor australian është vendosurgjendja e shtetrrethimit në orët e natës, që ka kufizuar lëvizjet për të ndalurpërhapjen e infeksionit.

Viktoriaraportoi gjatë ditës 439 raste të reja me koronavirus dhe 11 viktimat në 24 orëe çuan në 232 bilancin e përgjithshëm të personave të ndarë nga jeta ngasëmundja vdekjeprurëse.

Megjithë situatën e infeksionit në javët e fundit, shumë australianë vijojnë tëmos i binden urdhrave për vetizolim kur janë infektuar apo kërkesave për maska.

Penalitetipër rastin e parë pritet të rritet në 5 mijë dollarë australianë.

Problempër autoritetet mësohet se është bërë kundërshtimi fizik i forcave policore qëapelojnë për respektimin e masave, dhe këto ditë të paktën një oficere policiemori goditje në kokë pse i kërkoi një klienteje në një qendër tregtare tëmbante maskën në ambientet e brendshme.

"Po vërejmë një shtim të grupevetë vogla njerëzish që e quajnë veten qytetarë sovranë dhe që mendojnë se atanuk i nënshtrohen ligjit. Vetëm javën e kaluar në tri-katër raste na ështëdashur t'u thyejmë xhamat e makinave dhe t'i nxjerrim me forcë sepse nuk jepnindetaje ku po shkonin, as emrin dhe as adresën. Çdo veprim juaji ka pasoja, dhepo nuk vepruat drejt, as ne nuk do hezitojmë t'ju penalizojmë, t'ju arrestojmëdhe t'ju burgosim po qe nevoja."

Ngakjo javë në shtetin e Viktorias janë ndaluar daljet nga shtëpia për ushtrimefizike në natyrë, madje edhe për ndihmë mjekësore sugjerohet të kontaktohetshërbimi i ambulancës.

Kryeqytetii shtetit juglindor të Australisë, Melburni, u zgjua të martën për të dytënditë radhazi i boshatisur.

Urdhripër shtetrrethim do të aplikohet për 6 javë nga ora 8 e mbrëmjes deri në orën 5të mëngjesit për rreth 5 milionë banorët deri sa të kalojë ajo që qeveria quangjendje fatkeqësie.