Bombat në Japoni, 75 vjet më vonë, më 6 dhe 9 gusht u bombarduan qytetet e Hiroshimës e Nagasakit
Më 6 dhe 9 gusht bëhen 75 vite që kur SHBA-ja lëshoidy bombat atomike në qytetet e Hiroshimës dhe Nagasakit në Japoni, në prag tëfundit të Luftës së Dytë Botërore. Një prej të mbijetuarve kujton të kaluarëndhe katastrofat që armët bërthamore i kanosin botës.
Mbi 200 mijë jetë të humbura, infrastrukturë e rrënuardhe mijëra të tjerë të diagnostikuar me efektet afatgjata të rrezatimitradioaktiv.
Ishte ky bilanci i bombardimit të qyteteve japoneze tëHiroshimës dhe Nagasakit më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945.
Teksa afron përvjetori i sulmit të paprecedentë ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës, Terumi Tanaka, një nga të mbijetuarit, tregonse ai ishte vetëm 13 vjeç kur ndodhi ngjarja.
"Papriturdëgjova një zhurmë të madhe. Nuk e shquaja dot dhe ndërsa mendoja se çfarë mundtë ishte, i gjithë mjedisi përqark u bë i bardhë. Më pas nuk dëgjova më asgjë,çuditërisht, dhe humba ndjenjat."
88-vjeçari Tanaka i mbijetoi derës prej xhami që iukris mbi trup dhe e ëma dhe dy motrat e tij mundën t'i shpëtonin goditjes.
Por tri ditë më vonë, ai dhe banorët e tjerë tëNagasakit u bënë dëshmitarë të pasojave të vërteta të tragjedisë.
"Nërrënojat e djegura dalloje trajta që u ngjanin qenieve ose trupave të njerëzve,të kthyer tashmë në skelet. Forcat e shpëtimit mbërritën tri ditë më vonë, dhegjatë kësaj kohe të gjithë ata që nuk lëviznin dot ose kishin djegie të rënda,u ndihmuan ose ndërruan jetë në rrugë. Kujtoj erërat ishin të çuditshme, erërate gjërave të përcëlluara nga vala goditëse."
Ekspozimi ndaj rrezatimit u mori jetën disa tënjohurve të afërt të Tanakës, dhe me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhemë pas me studimet, ai u bë pjesë e aktivistëve që lobojnë kundër armëveatomike dhe mban konferenca për pasojat e tyre, tashmë prej internetit përshkak të pandemisë së Covid-19.
"Mendojse bota po shkon ngadalë drejt asgjësimit të armëve bërthamore. Por kur ekrahasoj ritmin e plakjes dhe të vdekjes sonë, mendoj se vdekjet po vijnë mëshpejt. Kur të gjithë të mbijetuarit e bombave atomike të mos jenë më, kamfrikë se njerëzit nuk do arrijnë ta kuptojnë vërtet se çfarë kemipërjetuar."
Në Parkun Përkujtimor të Hiroshimës për viktimat ebombardimit, që nga viti 1964 qëndron ndezur e ashtuquajtura "Flaka ePaqes", e cila për autoritetet do vijojë të digjet deri kur të mos ketë mërrezik dhe kur të shkatërrohen të gjitha bombat bërthamore në botë.