Irani fshehu shifrat e Covid-19, informatori brenda qeverisë hedh dritë mbi manipulimin zyrtar

Agjenciabritanike "BBC" ka siguruar të dhëna që tregojnë se Irani mund ta ketëmanipuluar shifrën reale të viktimave me kovidin e ri. Sipas informatorëveanonimë brenda qeverisë, mbi 42 mijë njerëz humbën jetën nga janari deri nëmuajin korrik, tri herë më shumë se ç'raportohet.

Koronavirusi në Iran mund të ketë vrarë trefish mëshumë persona sesa raportohet zyrtarisht nga autoritetet.

Një investigim i shërbimit persian të rrjetit"BBC" zbuloi në fundjavë se numri real i viktimave nga kovidi-19 më20 korrik arriti në 42 mijë bazuar në statistikat e qeverisë, ndërkohë qëMinistria e Shëndetësisë raportoi vetëm 14,405 jetë të humbura përgjatë së njëjtësperiudhë.

Të dhënat i janë raportuar agjencisë britanike nga njëburim anonim i qeverisë, dhe përmbajë hollësira si numrin e shtrimeve nëspital, emrat e pacientëve, moshën e tyre, gjininë, simptomat, kohëzgjatjen eshërbimit spitalor dhe sëmundjet dytësore.

Sipas informatorit të fshehtë, qëllimi i tij është tëhedhë dritë mbi të vërtetën dhe të ndalë lojërat politike në lidhje me pandeminë.

Në një reagim për mediet, dikasteri iranian për shëndetësinëmohoi të dielën pretendimet e agjencisë "BBC" dhe shërbimeve të tjeratë huaja, duke theksuar se për raportimet e rasteve dhe vdekjeve nga kovidi-19aplikohet sugjerimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Po tëkishin ndër mend t'i fshehim përmasat e pandemisë si shumë vende të tjera tëbotës, përfshirë Evropën, atëherë do të kishim vonesa në raportime ose do embulonim valën e dytë të infeksionit siç po e bëjnë disa shtete për qëllimepolitike dhe ekonomike. Sigurisht që luhatje do të ketë, por kështu ndodh edhenë Evropë edhe SHBA," njoftoi ministrja e shëndetësisë.

Irani tani po përjeton një shpërthim të koronavirusitqë pas lehtësimit të masave antikovid në muajin maj, të aplikuara rreptësishtme rastin e festës së Sulltan Novruzit dy muaj më herët.

Në vend mësohet se viktima e parë prej koronavirusitndërroi jetë më 22 janar por autoritetet nuk e raportuan rastin deri 1 muaj mëpas, kur shifra e viktimave kishte kaluar 50.

Aktualisht në Iran numëron rreth 310 mijë të prekurnga kovidi i ri, kur shtetet fqinje si Afganistani njofton për vetëm 36 mijë tëinfektuar, Iraku 130 mijë dhe Arabia Saudite 280 mijë bartës të infeksionitvdekjeprurës.