2 vjet nga tragjedia e Urës Morandi, familjarët e viktimave refuzojnë të jenë pjesë e inagurimit të Urës së re

Në Genova të Italisëdo të inaugurohet sot ura "Genova San Giorgio" e cila u ngrit aty kudy vite më parë u shemb Ura Morandi, tragjedi që i mori jetën 43 personave mestë cilëve dhe dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22 vjec e Edi Bokrrina 28vjec, ndërsa po udhëtonin për të shkuar në punë.

Ishte ora 11: 36 minuta e paradites së 14 gushtit 2018, kur Ura Morandi, një pikat lidhëse kryesore të qytetit të Genovas dhe e tërë rajonit të Ligurias, u shndërruar në pluhur duke i marrë jetë e plagosur dhjetra persona që në ato momente po udhëtonin mbi të.

Sot dy vite më vonë,Genova inauguron urën e re e cila mban emrin "Genova San Giorgio", nënderim të Shënjtorit San Giorgio, ndaj të cilit janë devotë banorët e këtijqyteti

Në ceremoninë einaugurimit, e cila do të nis më ora 18.30 të pasdites së 3 gushtit 2020, do tëmarrin pjesë autoritetet më të larta drejtuese lokale si dhe Presidenti iRepublikës Sergio Matarella, kryeministri Giuseppe Conte, si dhe arkitekti i urëssë re, Renzo Piano.

Komiteti i familjarëvetë 43 viktimave, kanë informuar se nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga qeveria italiane për dhënien përsëri të menaxhimit të urës së re, në duar të kompanisë Autostrade Italia,aksioneri kryesor i së cilës është familja Benetton e akuzuar nga familjarët sipërgjegjësit kryesorë të keq mirëmbajtjes së urës Morandi e shkaktarët e kësajtragjedie që u mori jetën familjarëve të tyre.

Në krah të vendimit tëmarrë nga komiteti i 43 viktimave të Urës Morandi, janë rreshtuar dhe zjarrëfikësite qytetit të Genovas dhe të rajonit të Ligurias që në shenjë solidariteti kanëpubikuar një letër të hapur ku mes të tjerash shkruajnë se "nuk ka asgjë përtë festuar... të dish të shfrytëzosh rastin nga tragjedia janë fjalë që i përkasinnjë klase dominuese sipërmarrëse e politike, që nxjerr fitime nga fatkeqësitë etragjeditë."

Komiteti i familjarëvetë viktimave kanë informuasr se nuk do jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit tëurës së re por kanë pranuar të takojnë në formë të rezervuar Presidentin eRepublikës Sergio Mattarella.

Ceremonia einaugurimit të urës së re do të jetë e limituar me pjesëmarrjen e 500personave. Mbi urë janë pozicionuar 43 shtylla ndricuese në nderim të 43viktimave emrat e të cilëve do të lexohen gjatë minutave të heshtjes. Mbi qiellaeronautika italiane do të dhuroj sfondin e ngjyrave bardhë e kuq, simbol iGenovës nën melodinë e këngës në dialektin xhenovez  kompozuar nga këngëtarii njohur italian Fabrizio De Andre "Creuzza de ma" . Për realizmin eversionit të ri të këaj kënge kanë marrë pjesë artistët më të mirë italianë, Zucchero, Diodato, Gianna Nannini, Mauro Pagani, Giua, VinicioCapossela, Vasco Rossi, Paolo Fresu, Vittorio De Scalzi, Jack Savoretti,Antonella Ruggiero, Francesco Guccini, Ivano Fossati, Ornella Vanoni, GiulianoSangiorgi, Cristiano De Andre', Sananda Maitreya. 

Ura "Genova SanGiorgio"

Ura e re e quajtur"Genova San Giorgio" do të jetë zyrtarisht e hapur nga data 5 gusht2020.

Ura e re e Xhenovas ështënjë projekt i arkitektit të njohur italian Renzo Piano, ka formën e një anije eështë e realizuar nga kompania italiane Fincantieri e specializuar në ndërtimine anijeve të mëdha Coricere. 

Ajo është e ndërtuar e tërënë një strukturë celiku e përbërë nga 19 pjesë, e gjatë rreth 1067 metra, kujanë përdorur rreth 18 mijë tonë celik.

Ura mbështetet mbi këmbëbetoni e celiku dhe është e pajisur me isntrumenta e sensorë që lejojnë tëkontrollohet cdo ditë mirëmbajtja e strukurës, dhe duke hyrë në brendësi tësaj.

Giuseppe Bono, menaxherii Përgjithshëm i kompanisë që ka realizoj punimet e Urës në një video konferencëku ishte e pranishme dhe RTV Ora informoj se "Ura është një vepërkomplekse e bazuar në një tekonologji majft të avancuar. Grancia e sigurisë sësaj sipas akritektit të projektit Renzo Piano është rreth 1000 vite. 19 panelete strukrurës janë prej celiku e të realizuara në kantieret e Fincantierit nëXhenova, në Castellamare di Sabbia e në Verona. Panelet më të mëdha peshojnë 3mijë tonë e janë të gjata rreth 100 metra."

Paneli i fundit icelikut i gjatë 45 metra u montua në paraditen e datës 28 prill 2020. 

Sipas menaxherit të Përgjithshëm të kompanisë realizuese, "për përfundimin e strukurës në kohë rekord u impenjuarn natë e ditë një skuadër prej 200-300 punëtorësh e teknikësh e dritat e kanitieritë nuk janë shuar as dhe një orë."

"Ky është modeliItalia i punës, ka deklaruar për mediat italiane arkitekti Renzo Piano, nuk ështënjë mrekulli realizimi i shpejtë i kësaj ure, por është modeli i punës made inItaly."