Ora News ka qenë aty prej më shumë se 12 vitesh me SPAK e me ASPAK!

Ora News ka qene aty prej me shume se 12 vitesh me SPAK e me ASPAK!

Me kryeministra qe shtriheshin ne kolltuqet e rehatshme te studiove moderne, e me kryeprokurore qe justifikonin menyren e jashtligjshme te zgjedhjes nen tymin e flakadaneve.

Si ka mundesi qe keta merhumet qe na qeverisin ne ekzekutiv e ekzekutivet e drejtesise u kujtuan qe te nisnin bresherite e sulmeve dhe gjobave vetem ne muajin e fundit!

Kujt valle ja paska prishur kaq shume terezine kjo media?

Me individin le te merren deri ne fund, por ne momentin qe ne mes eshte nje media, qe eshte lejuar qe per 12 vite te jete zeri dhe veshet e qytetareve, keta pseudoprokurore qe arrestojne te vdekurit, duhet te bejne kujdes, e jo nen kercenimin e vetingut te behen vegla politike.

Si do qe te jete e verteta e kesaj dosje, duhet marre parasysh qe perballe kane nje institucion qe vepron "ne emer te popullit".

Larg duart nga gazetaret, largoni nga studiot ato maska te frikshme, cojini aty ku duhen.

Merruni me individin deri ne fund se nder u beni gazetareve, por mos vrisni fjalen e lire, se vrisni demokracine!