Nga nesër ndalohet udhëtimi natën nga Kakavija, karantinë 7 ditore për udhëtarët

Autoritetet greke në Kakavijë prej orëve të mbrëmjes së nesërme (5 gusht),nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve apo dhe të çdo këmbësori drejt Greqisëpërmes pikes kufitare të Kakavijës.

Burime për Ora Neës konfirmojnë se kjo nyje kufitare nga pala greke nukdo të funksionojë nga nesër e në ditët vijuese prej orës 22:00-06:00.

Qarkullimi për në Greqi do të jetë funksional vetëm prej orës06:00-22:00 pasi në këtë orar do të ketë edhe kontrolle shëndetësore të shoqëruarame testime për Covid 19.

Karantina për çdo depërtim të shtetasve shqiptarë që do tu lejohet hyrjapër në Greqi prej datës 16 gusht e në vijim, do të jetë e detyrueshme për 7 ditë.

Kjo vlen vetëm për ata shqiptarë që do të përdorin Pikën e KalimitKufitar të Kakavijës.

Këto masa të rrepta sigurie janë ndermarrë sot pasi një ditë më parë njëqytetar shqiptar me shtetësi greke hyri në Greqi përmes Kakavijës në gjendje tërëndë shëndetësore i prekur me COVID-19 ç'ka u shtrua menjëherë në SpitalinUniversitar të Janinës.