Këshilli Shqiptar i Medias: SPAK të heqë sekuestron ndaj RTV Ora dhe Ora News
Pas vendimit të SPAK për sekuestron ndaj pasurive tëPresidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi ka reaguar dhe Këshilli Shqiptari Medias.
Praninë e FNSh-së dhe të RENEA-së në ambjentet e RTV Ora ditëne djeshme, KShM e ka konsideruar defacto si një sulm ndaj fjalës së lirë.
Në reagimin e saj, KShM i ka kërkuar SPAK rivlerësimin përmasën e sekuestros ndaj RTV Ora dhe Ora News.
Gjithashtu ajo i kërkon qeverisë shqiptare të tërheqë FNShdhe RENEA nga ambjentet e telivizionit pasi ajo krijon një ndjenjë terrori ndajmediave të tjera.
Postimi i plotë:
KSHM shprehshqetësimin e vet në lidhje me ngjarjet e fundit të zhvilluara rreth dhe në TVORA dhe Ora News. Sulmi me FNSH dhe RENEA në mjediset e një televizioni kritikme qeverinë është de facto sulm ndaj fjalës së lirë.
KSHM mbështet shtetinligjor dhe institucionet e drejtësisë, por, vëren se vendimi për sekuestro ikëtyre dy Televizioneve është i nxituar, përderisa ka dhënë shkak për vëniennën “sekustro” edhe të vijës editoriale. Ky vendim krijon hapësira që 2televizionet kritike me qeverinë të vihen nën administrimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër,“interpretimi” që i ka bërë Qeveria Shqiptare kërkesës për sekuestro dukedërguar forcat speciale të policisë RENEA është në të vërtetë ai i intimidimitjo vetëm të 2 mediave të përfshira por dhe të krijimit të një efektiterrorizues ndaj mediave të tjera kritike me të.
KSHM i kërkon Qeverisëshqiptare tërheqjen e forcave policore dhe atyre speciale nga ambientet e dytelevizioneve.
KSHM i kërkon SPAK-uttë rivlerësojë kërkesën për sekuestro të dy televizioneve në favor të lirisë sëinformacionit. Shqipëria ka shumë nevojë për drejtësi, dhe ajo bëhet më epamundur nëse krijohen hapësira ligjore për intimidimin e punës së gazetarëve.