Guroret rrezikojnë kalanë e vjetër, ambientalisti: Institucionet të ndërhyjnë për të mbrojtur trashëgiminë
Grryerrja e zonëspërreth kalasë së Dorzit në Pezë po rrezikon historinë që përfaqëson monumenti.Për ambientalistin Abdulla Diku institucionet duhet të pezullojnë aktivitetin eguroreve ndërsa shprehet se e leja është dhënë për interesa bizenesesh.
Kalaja e Dorzit në Pezë, një set i vjetër arkeologjikrrezikon të humbë të gjithë vlerat e saj si pasojë e gërryerjve nga dy gurore.
Edhe pse në faqen e Infrastrukturës Kombëtare të të DhënaveGjeohapësinore, zona klasifikohet si e mbrojtur, realiteti është paradoksalpasi punimet po shkaktojnë dëme të mëdha.
Për ambientalistin Abdulla Diku edhe pse kjo kala ështëdëshmi e vjetër e historisë së zonës, Bashkia nuk ka bërë thuajse asgjë për tambrojtur.
Diku: Ajo reja e madhe e pluhurit që filon që ngarezervuari i Fjollës ngrihet deri tek kalaja e Dorzit dhe pastaj vijon gjatëgjithë rrugës së asflatuar poshtë për në Pezë. Si e tillë, duhej që e gjithëkjo situatë të ishte zgjidhur menjëherë me pezullimin e lejës minerare tëshfrytëzuesve që kanë guroren aty dhe kalaja jo të ishte një njollë na hartën easeteve turistike të Tiranës.
Sipas tij biznesi ka diktuar në vendimarrjen einstitucioneve ndaj duhet marrë masa sa më parë për të shpëtuar kalanë dhe tëgjithë historinë që ajo përfaqëson.
Diku: Është çështje biznesi, ajo dikton si përshumë gjëra të tjera. Vendimarrjen, ndërhyrjen në struktura të tilla të trashëgimisëkulturore. Kjo e bën joefektive të gjithë këtë kuadër ligjor që kemi. Sigurishtqë është dhe detyra e ambjentalistëve, organizatave të Shoqërisë Civile që tëngrenë zërin për ta mbrojtur këtë aset pasi dalëngadalë po i vjen rradha çdokalaje dhe çdo monumenti kulture e historie që të shuhen një nga një.