Goxhaj: Procedura ndaj Rtv Ora dhe Ora News antiligjore, do prapësohet. Po shtetëzohet prona private si në '45

Pamjet e një dite më parë të efektivëve të RENEA-s memaska dhe të armatosur te Rtv Ora dhe Ora News morën dhenë dhe avokati AltinGoxhaj nuk kursen ironinë.

Altin Goxhaj: Kur erdha këtu mendova se do të gjej ushtarëtme armë automatik, me tankse, kisha varur kartën e avokatit në qafë, por fatmirësishtpaskëshin ikur.

Por ndërsa policia u tërhoq, pushteti ka lënë nëinstitucion mediatik dorën e zgjatur të tij.

Duke e cilësuar një "Begeti 2",  Goxhaj ka bindjen që gjithë kjo paligjshmërido të prapësohet.

Altin Goxhaj: Kanë lënë vetëm administratorin e tyre, dorëne pushtetit ta shtetëzojë pronën private njësoj si në vitin 1946. Kjo situatë ështëe pritshme por njerëzit mendojnë se gjërat nuk janë kaq keq dhe prandaj habitenkur shohin ngjarje si kjo. Unë nuk habitem fare, i quaj normale. Ja kam thënëSonila Meços këtë gjë në shkurt, që do t'jua mbyllin televizionin. Ja kam thënëedhe para 5 vitesh kur i ndodhi me Begetin. Kjo që ndodhi dje është vetëmBegeti 2, pagesat që duhet ti bëjnë shqiptarët pronarit të televizioneve nesërsi dëmshpërblim për këtë veprimtari të paligjshme. Ajo që ka ndodhur dje ështëe gjitha antiligjore dhe do të prapësohet.

Si jurist, Goxhaj thotë për Rtv Ora se e gjithëprocedura e ndjekur nga SPAK është antiligjore.

Altin Goxhaj: E gjitha paketa e ardhjes dje ligjore që këtakanë përgatitur, që sjellin ushtarë të armatosur në një televizion ështëantikushtetuese. Kjo Gjykatë Kushtetuese, pavërësisht se e kapur, kur të ngrihete ka të pamundur të bëjë të ligjshëm një legjislacion antikushtetues. Ajo që kandodhur dje është xhepi jonë, do ta paguajmë ne nesër.

Praninë e RENEA-s e sheh si veprim normal të njështeti që ka nisur instalimin e diktaturës.

Altin Goxhaj: RENEA është vetëm për raste kur ka pritshmëriqë në vendin që do të shkojnë ka rrezik të ketë shkëmbim zjarri. Pse kanëardhur dje me automatik? Pse kanë shkuar te Teatri me automatik? Këto janëveprime normale të instalimit të diktaturës. Nëse shkon me automatik te teatridhe media, pse të mos shkojë me automatik te shtëpitë e qytetarëve?Ështëstandardi.

Pasojat ja ka vuajtur edhe vetë në kurriz.

Altin Goxhaj: Kam një dokument këtu, një vendim që shteti mëka vënë 50 milion lekë gjobë se kam dalë të protestoj. Është gjoba më e madhe e30 viteve të fundit. Kur i vendosin gjobë një personi që proteston, mesazhi ështëqë të mos protestojnë.

Avokati Goxhaj thotë se Shqipëria është në axhendë përtu falimentuar dhe  një nga fazat më të rëndësishmeështë kontrolli i medias.

Axhenda nuk lejon të ketë mendim alternativ, përfundonGoxhaj.