Cukali: SPAK u nxitua, Rtv Ora nuk është fabrikë pulash. Sonila Meço ishte me kallash që erdhi RENEA?!
Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Kolereto Cukali, shpreh shqetësimin për sulminpolitik nga Rtv Ora dhe Ora News, duke u shprehur se është e pabesueshme tëshohësh forca policore pranë redaksive mediatike.
Cukali: Personalisht por edhe si Këshill Shqiptar iMedias jemi shumë të shqetësuar për çfarë po ndodh në lidhje me televizionet, ështëgati e pabesueshme të shohësh forca policore pranë redaksive të mediave, ështëe paimagjinueshme në një botë demokratike.
Ai nënvizon dy problematika serioze në këtë situatë. Sëpari nxitimin e SPAK që në listën e sekuestrove të përfshijë edhe televizionet dukecënuar në këtë mënyrë lirinë e informacionit dhe së dyti "loja e tëfortit" me RENEA-n.
Cukali: Vërejdy probleme te kjo situatë, e para te SPAK që ndoshta ka neglizhuar një elementkur ka vënë edhe televizionet si pjesë e sekuestros. Televizioni nuk ështëthjesht një produkt apo pronë e një pronari. Nuk është po rrethon një fabrikëpulash dhe aty janë pulat e një pronari.Aty prodhohet informacion dhe vendimi iSPAK më duket pak i nxituar sepse nuk ka marrë parasysh efektet që ka mbi lirinëe informacionit, qoftë edhe duke e vënë televizionin në administrim të jashtëm.Pra një administrator i jashtëm, nëpunës i qeverisë, i cili do të diktojë dhelinjën editoriale. Uroj të jetë një vendim pa dashje. Problemi i dytë është mënyrasi është interpretuar kjo kërkesë për sekuestro nga ana e institucioneve tështetit. Vimë me një shoë për të intimiduar jo vetëm punën e juve që jeni atypor edhe të mediave dhe gazetarëve të tjerë që janë kritikë me qeverinë.Ështëloja e të fortit, kemi parë dhe rastin e Teatrit. Nuk e di keni qenë ju apo Sonila Meço mekallashnikov aty që kanë sjellë RENEA-n për ta neutralizuar! Është e gjithaabsurde.
E gjitha është presion dhe show. Shteti sa çduket trembës dhe i frikshëm me këtë veprim po aq kupton se është dhe qesharak. Ata që i ideojnë këto gjëra janë njerëz banal dhe të rëndomtë. Gjithë ky sulm policor te ju është shpërdorim i asaj kërkesë për sekuestro që është bërë. Shoh tejkalim të ligjit. Shteti dhe policia përdoren në shërbim të orekseve dhe interesave private. Është një sulm i hapur për lirinë e medias dhe funksionin e informacionit.

Në të tilla kushte ai thotë se do të donte shumë që SPAKtë rishikojë vendimin për sekuestron e televizioneve, televizioni nuk është vetëmndërtesa.
Cukali thotë se ka një solidaritet në radhët e gazetarëve, pasi vendosja e njëstandardi të tillë do të bëhej i pakthyeshëm edhe në rastin e ndërrimit të pushtetit.
Cukali: Njëpjesë e mirë e gazetarëve e ndjejnë dhe e kuptojnë se sot jeni ju dhe nesërdikush tjetër. Nëse vendoset sot ky standard, edhe po u ndryshua pushteti nesërstandardi mund të ngelet. Vetë fakti se ato trupat RENEA po mësohen se mund tëshkojnë dhe të rrahin artistë apo të rrethojnë gazetarë do të thotë që nesërkjo mund të kthehet në standard normal që në të vërtetë është shumë anormal.
Veprimi i SPAK në një periudhë kur edhe gjykatat janëpushim e vë në pikëpyetje edhe më tepër këtë proces.
Cukali tregon se nga ana e qeverisë ka pasur një përpjekjeintensive për të kaluar në korrik ligjin e medias, i cili praktikisht është njëligj censure.
Cukali: Ështëveprimi klasik i një qeverie që tenton të punojë apo funksinojë në kufijtë e tëpaligjshmes. Nuk është përcjellë shumë në media por ka pasur një tentativë intensivetë qeverisë shqiptare që në korrik të kalonin ligjin e medias duke"reflektuar" rekomandimet e Venecias duke përfituar nga rasti që ështëkohë vere. Për fatin e mirë nuk arritën ta kalonin dot se ti nuk mund të bëshnjë ligj për një javë sikur të mbledhësh dhe 1000 veta për ta kryer atë punë.Por qëllimi është aty, ata duan të kalojnë prapë një ligj që u hodh poshtë ngaKomisioni i Venecias, ligjin e AMA-s që praktikisht ëdhtë një ligj censure. Kaveprime aktuale brenda partisë në pushtet, në kuvend që duan ta kalojnë dhe pseVenecia e thoshte qartë se AMA nuk duhet ta ketë këtë pushtet. Duan të bëjnësikur po reflektojnë rekomandimet e Venecias dhe duan ta kalojnë prapë ligjinsiç duan ata. Nuk e di çfarë mund të ketë përtej kësaj përveçse të kthehetdiktatura de jure. Që nga 1990 nuk kam parë një moment që demokracia të ketëqenë më e goditur, më e brishtë dhe dhuna ndaj institucioneve të shtypit të ketëqenë në kufijtë e të paligjshmes.
Ai shpreson shumë që gjithë ky vrull i pushtetit tëjetë thjesht një show dhe mos kemi një skenar si në rastin e Begetit.
Cukali: Shpresojshumë të jetë vetëm për show. Nuk e di nëse kjo situatë do të shkojë drejt asajqë u krijua me Agon Channel. Por sot po kuptojmë se humbëm një televizion qëishte kritik me qeverinë dhe po humbim një sasi të madhe parash nga xhepat tanëfalë vendimeve të gabuara, joligjore por edhe imorale nga të njëjtat persona.Shpresoj që mos të ndodhë si me Begetin, unë jam kundër mbylljes së mediave.Shpresoj që të mos ndodhë i njëjti skenar. Drejtësia të vazhdojë punën me tëgjithë asetet e tjera por rekomandoj që televizionet të hiqen nga lista esekuestros sepse nuk janë prona e një individi.
Dhe në fund edhe një mesazh inkurajimi.
Cukali:Mbahuni fort!