Zjarret në Mallakastër dhe në Dibër nën kontroll, vijon puna për izolimin e vatrave të tjera
Zjarret që kanë përfshirë Mallakastrën ditën e sotme dhe qarkun e Dibrësjanë vendosur nën kontroll.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Gjithashtu ajo njofton se edhe 10 vatra të tjera kanë mbetur aktive tëcilat janë nën monitorim dhe nuk paraqesin rrezik për banorët.
Ndërkohë është vendosur nën kontroll dhe zjarri në malin e Kakarriqit.
Qendra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhëjanë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra ehedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre.
Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulëtdhe është nën monitorim.
Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman. Policiaka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit.
Në Fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhe janë drejtpërmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal, Mallkastër, kuu raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemëtari.
Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan nëpyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasindodhet larg zonave të banuara.
Përveç forcave zjarrëfikëse në bashkitë përkatëse, rreth 200 efektivë tëForcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë për të evidentuar dhe për tëvendosur nën kontroll vatrat e zjarreve.