Ekspertët e policisë: Zbarkimi i RENEA-s te “RTV ORA”, autogol

Ekspertët epolicisë e shikojnë si veprim të gabuar dislokimin e forcave operacionale pranëambienteve të Radio Televizionit Ora. Arben Hajdarmataj shprehet se ky veprimështë urdhër dhe përdorim politik që i bëhet policisë, ndërsa e largon atë ngaobjekti i saj i punës që është parandalimi i krimit. 

Zbarkimi i repartit special të policisë së shtetit RENEA pranë Radio-televizionit Ora News për ekspertët e policisë është një veprim i gabuar i drejtuesve të organizatës blu dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas ish-drejtuesit të policisë, Arben Hajdarmataj,dislokimi i forcave speciale në ambientet televizive tregon një nivel të ulëtdhe përdorim politik të policisë.

Sipas Hajdarmatajt reparti RENEA del me urdhër tëveçantë nga Ministri dhe Drejtori i Policisë, vetëm në raste ekstreme kur cënohetsiguria kombëtare apo kemi të bëjmë me elementë të armatosur.

Ekspertët e policisë gjithashtu shprehen se prej disakohësh policia nuk po merret me objektin e punës së saj që ka të bëjë meparandalimin e veprimtarive kriminale.

Hajdarmataj: Ndihemshumë keq që policia e shtetit shqiptar ka rënë në këto nivele, nivele militanteskedhe mercenarësh që merr urdhra partiakë që nuk kanë asnjë bazë ligjore. Nëseflasim për RENEA-n si repart, është repart për neutralizimin e personave tëarmatosur.

Çka do të thotë që kyrepart del në aktivitet kur ka të bëjë me një përballje me persona tëarmatosur, del me urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit qëpër mua si drejtues policie ka rënë dje në nivelin e një polici të sapombaruararsimin, që jep urdhër të nxjerrë RENEA-n për tu paraqitur në oborrin e njëinstitucioni.

Tjetër gjë është zotiNdroqi dhe tjetër është televizioni. Veprimet ndaj një institucioni të tillëduhet të jenë shumë të matura.Nuk arrij ta kuptoj dhe as ta besoj që Ministri iBrendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë marrin guximin dhe kurajon dhenxjerrin një repart special për të zbarkuar në oborrin e një televizioni që nukka të bëjë fare me pronarin e tij.

Nëse ka një aktsekuestroje, tjetër është procedura dhe tjetër veprimi. Gjykata apo prokuroriaautorizon oficerin e policisë gjyqësore për të ekzekutuar aktin esekuestros.Nëse politika do të përdorë policinë kaq keq atëherë kalojmë nëmercenarë. Nuk pyesin për rregulla dhe ligje.

Forcat speciale RENEA u pozicionuan të hënën pasdite në ambientet e RTV Ora, pas vendimit të SPAK për sekuestro, duke terrorizuar gazetarët dhe punëtorët.

https://youtu.be/RYWB1AWeP4w