Sulmi ndaj RTV Ora, Miftaraj: Shqipëria po bëhet si Serbia, Vuçiç zotëron gjithë mediat
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftarajevidentoi problematikën e lirisë së mediave në Shqipëri.
Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të YldonMedia Group, Ylli Ndroqi duke përfshirë dy televizionet, RTV Ora dhe Ora News,Miftaraj thotë se të gjithë mediat dhe shoqëria civile duhet të ngrihen nëmbrojtje të lirisë së medias dhe të shprehjes.
Në një intervistë për Ora Neës, Miftaraj u shpreh se Shqipëria po merrrrugën e Serbisë, ku sipas tij, Presidenti Vuçiç i zotëron të gjitha mediat nëvendin e tij.
Miftaraj: Preken thmelet e demokracisë dhe themelet enjë shteti. Sulmi ndaj televizionit tuaj, nuk është vetëm një sulm personalishtndaj jush por sulm kundër lirisë së shprehjes. Edhe çdo aktivist i ShoqërisëCivile si dhe çdo media tjetër që nuk do që të përsëriten momentet e komunizmitnë Shqipëri duhet të mbrojë lirinë e medias. Fatkeqësisht Shqipëria duket sepor merr rrugën e Serbisë duke filluar që përmes kontrollit të medias, tëvendoset në kontroll fjala e lirë. Serbia është e njohur në Ballkan ku tani mePresidentin Vuçiç i cili kontrollon në mënyrë të plotë median në vendin e tij, ështështeti i vetëm që nuk ka Shoqëri Civile të pavarur. Nuk dua që ta shohë Shqipërinëqë të shkojë nga ai drejtim.
Sipas Miftaraj, këto janë shenja të vendosjes së një regjimidiktatorial. Ai thotë se diktatura nuk vendoset brenda një nate por fillohetduke çensuruar e duke i mbyllur gojën mediave.
Miftaraj: Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të dalim nëmbrojtje të televizionit tuaj. Është thelbi i një shteti demokratik.Të gjithëju jeni taksapagues, po flasim për një pandemi që ka përfshirë dhe Shqipërinë,dhe çdo gazetar është dhe qytetar i Shqipërisë. Shteti nuk duhet të shkelë tëdrejtat e qytetarëve të saj. Shteti i Shqipërisë ka tejaluar kompetencat e tijduke cënuar lirinë e shprehjes, sigurinë juridike dhe financiare të gjithëpunonjësit e televizioneve. Diktatura nuk vendoset brenda një nate. Ajo fillonduke i mbyllur gojën një media e pastaj opozitës dhe aktorëve të tjerë politikë.Ndërkombëtarët duhet të dalin nëmbrojtje të këtyre vlerave bazë të demokracisë. Është e vërtetë që media gjatëfunksionit të detyrës së tyre mund të shkelin kodin e etikës dhe të prekinindividë të caktuar, por në këtë moment ushtrohet e drejta për të bërë padicivile.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj