VV: Nuk janë vetëm kompanitë e Ndroqit, por puna dhe paga e qindra qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kareaguar lidhur me situatën e krijuar në kompanitë e zotit Ylli Ndroqi passekuestros nga SPAK.

Për të mirën e secilit qytetar të Shqipërisëdhe për të mirën e punësuarve në kompanitë e sekuestruara, VV thotë se në rastine sekuestrimit të pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi, gjatë kohës që ai ështëende në procedura gjyqësore, është e rëndësishme të theksojmë tre shqetësime.

Sëpari, pronat e tij të vendosura nën sekuestër,përfshijnë edhe disa kompani me qindra të punësuar. Këta të punësuar janëbashkëqytetarët tanë, njerëz me familje e plane, me kredi e halle, të cilët nëkëto momente përballen me ankth e stres të shtuar. Është e rëndësishme qëadministrimi i atyre kompanive të bëhet me përgjegjësi e transparencë të plotëedhe gjatë sekuestrimit, përderisa çështja ende vazhdon përmes organeve tëdrejtësisë. Gjatë kësaj kohe, detyrimet kontraktuale ndaj punëtorëve duhet tërealizohen pa vonesa dhe atyre nuk u duhet ndërprerë punësimi. Duhet shmangurkeqmenaxhimi, i cili do të mund t´i çonte në humbje e drejt falimentimitkompanitë, sepse kjo do të shtonte vështirësitë ekonomike të të punësuarve, sidhe do të bënte më të pasigurtë të tashmen e të ardhmen e tyre.

Së dyti, meqenëse dy prej atyre kompanive janë mediatike, është tepër erëndësishme që, për sa kohë ende nuk ka mbaruar procesi gjyqesor, të mosvendosen pengesa për ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe të mos cenohetfjala e lirë. Ditën e djeshme, ndërhyrja e forcave speciale të armatosura nëambientet e dy televizioneve duket si vazhdim i taktikave të presionit të njështeti policor. Televizionet e vendosura nën sekuestrim do duhej tëadministroheshin me përgjegjësi e transparencë, pa presion politik. Shqipëria esotme nuk ka një mjedis të mirë e të lirë medial, gazetarët janë pre epresioneve të shumëfishta. Në raportet e tij, Bashkimi Evropian e ka cilësuarShqipërinë si një vend që shfaq treguesit e një shteti të kapur, ndërkohë qëorganizata amerikane “Freedom House” e ka cilësuar këtë vit sistemin politik nëShqipëri si “hibrid”, për shkak të rritjes së autoritarizmit dhe kërcënimevendaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Sekuestrimi nënkupton që Agjencia (shtetërore) përAdministrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të marrëpërsipër administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive. Në një shtet të kapurdhe autoritar, rritet shqetësimi për pavarësinë e agjencive të tilla, sa kohëprocesi gjyqësor ende vazhdon. Përzierja e pushtetit në punët e medias në këtërast delikat, do të hidhte dyshime të mëdha mbi gjithë procesin.

Së treti, mirëadministrimi i pasurive të sekuestruara, shmangia e abuzimeve,ruajtja e vlerës së tyre,ruanpunëtorët e punësuar aty, si dhe nuk paragjykon përfundimin e procesitgjyqësor, duke ruajtur edhe buxhetin e shtetit. Në të kaluarën kemi parë rasteku janë prodhuar kosto të mëdha për buxhetin e shtetit në emër të drejtësisë,por në mbyllje të proceseve askush s’ka mbajtur përgjegjësi për humbjet.

Vetëvendosje bën thirrje për një proces të përgjegjshëm e tëpaanshëm që mbron të drejtat e punëtorëve, gazetarinë dhe buxhetin e shtetit.