Gazetarja nga Italia: Kur Berlusconi ishte në gjyq, Mediaset nuk u prek
Korrespondentja nga Italia e Ora News, Alba Kepi ka shprehur shqetësiminpër vendimin e SPAK për sekuestrimin e RTV Orës si dhe prezencën e forcavespeciale në ambjentet e jashtme të saj.
Në një lidhje direkte, ajo bëri një paralelizëm me televizionin Mediasetnë pronësi të ish-kryeministrit Silvio Berlusconni.
Ajo u shpreh se gjatë kohës që Berlusconni ishte në procese gjyqësorevite më parë për akuzat që rëndonin mbi të, televizioni Mediaset nuk u prekkurrë nga shteti, as sekuestro e as rrethim nga forcat speciale të policisë.
Kepi: Ishin të pakonceptueshme. Nga e vërteta kanëfrikë ata që janë të përlyer. Ne vazhdojmë të bëjmë mirë punën tonë, ndaj keminjë reagim të tillë nga politika. E gjej të paimagjinueshme që forcat specialetë ndërhyjnë në një media. Pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar nëItali. Dhe kam ndjekur hap pas hapi proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministritSilvio Berlusconni i cili është pronari i një prej mediave më të mëdha në vend,Mediaset. Nuk kam kurrë një reagim të tillë nga forcat policore në zyrat eMediaset apo të përcillen imazhe të tilla për proceset gjyqësore. Ai ështëakuzuar për lidhje me mafian, investime për partitë politike e shumë të tjera.Por asnjëherë nuk kam parë që Mediaset apo gazetarët e saj të intimidohen në mënyrëtë tillë nga forcat speciale. Nuk janë vënë asnjëherë në diskutim puna e kësajmedia. Nuk është intimiduar dhe sekuestruar asnjëherë.
Gazetarja ka një thirrje për të gjithë mediat dhe kolegët gazetarë që tëngrihen dhe të mbrojnë fjalën e lirë, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë meçdo media tjetër në rast se preken interesat e qeverisë.
Kepi: Prej shumë vitesh ne përcjellim lajmet më tëfundit. Kemi përcjellë raporte të mafias italiane, Guardia di Finanza qësinjalizonin lidhjet e bandave me politikën shqiptare. Këto janë raporte realee të shkruara. Këtë lajm e kam përcjellë me kolegët e mi në Itali. Është njësulm politik pasi me atë që shoh, jemi e vetmja media opozitare që përcjellimasgjë veçse të vërtetës. E kanë dëshmuar dhe qytetarët gjatë emisionit të mëngjesittë cilët telefononin dhe shprehnin shqetësimin e tyre. Kjo duhet të shërbejë sireflektim për të gjithë mediat e tjera që sot janë në krah të qeverisë dhegazetarët që nuk shprehen. I bëj thirrje që të reflektojnë dhe të kuptojnë qënesër, e njëjta gjë mund t'i ndodhë edhe atyre.