Kurbin, organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, 1 mln lekë gjobë për administratorin e lokalit

Një shtetas, administrator i një lokali dasmash në Fushë-Milotu gjobit nga policia pasi organizoi aktivitet në kundërshtim me kufizimin e përcaktuar.

Shtetasi me iniciale B.Gj. 44 vjeç u gjobit me shumën 1milionë lekë të vjetra.

"Shërbimet eKomisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte tëndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar1  restorant dasmash në Fushë Milot qëushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ,duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit" -njofton policia.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët esubjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet esigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.