Në kërkim babai i deputetit, akuzohet për dëmtimin e parkut të Tomorrit
Selim Qama, administratori i kompanisë "Klerajdi" ështëshpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dëmtuar habitatin në malin e Tomorritduke nxjerë gur dekorativ.
Mali i Tomorrit është zonë e shpallur park kombëtar ndërkohëqë guroret janë ndaluar në të gjithë hapësirën e mbrojtur.
Në vendin e quajtur qafa e Sqepurit, policia ka konstatuardy mjete që ishin ngarkuar me pllaka dekorative duke arrestuar dy shtetas dheduke shpallur në kërkim Selim Qamën.
Ky i fundit është babai i deputetit Klajdi Qama, i cili hyrinë Kuvend nga lista e LSI-së.
I pyetur mbi ngjarjen, deputeti Qama thotë se çështja ështëende në hetim dhe akuzon se bëhet fjalë për një sulm politik nga palë të tjeraqë ushtrojnë aktivitetin në malin e Tomorrit.
Qama: Për momentin çështja është ende nëhetim dhe për sa kohë nuk ka një vendim apo një informacion të saktë se çfarëka ndodhur nuk ju jap dot një sqarim të qartë. Ajo çfarë ka ndodhur është sekjo situatë është një inskenim i një sulmi politik mes nesh dhe palëve të tjeranë atë zonë.
Pavarësishtvendimit të qeverisë për të ndaluar guroret në të gjithë hapësirën e parkutkombëtar, vendimi u hodh poshtë nga Gjykata Administrative.
Megjithatë prej gati 1 viti, policia nuk lejon që firmat të nisin punën.
