Sulmi ndaj RTV Ora, Balliu: Ylli Ndroqit iu sekuestruan pasuritë, Saimir Tahirit asnjë palë këpucë
Ish-deputetii Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se SPAK po vepron në dy standarte.Pas vendimit të sekuestros pasurore të presidentit të Yldon Media Group, YlliNdroqi, Balliu thotë se ka pabarazi në hetimet e tyre.
Në njëintervistë për Ora News, ish-deputeti deklaroi se për një pronar media jepet njëvendim i menjëhershëm sekuestroje ndërsa ish-ministrit Saimir Tahiri nuk i kanësekuestruar asnjë palë këpucë.
Balliu: Qytetarëtkanë një pritshmëri shumë të madhe për SPAK pasi pritet që ajo te vendosë drejtësipër shumë çështje kombëtare.Nëse ajo bën lëvizje të njëanshme, problemi nuk është ndaj personit që hetohet,Ora News apo kushdo qoftë. Është një problem kombëtar dhe më e madhe se thjeshtënjë çështje. Po t'i referohemi fakteve, janë sekuestruar pasuri ndërsa ndajSaimir Tahirit nuk janë sekuestruar asnjë palë këpucë. Hetimi nuk ështëproblem, nëse është i nevojshëm atëherë është i drejtë. Kushdo që ka njëproblem apo pikëpyetje, verifikohet dhe më pas merret vendimi. Por të gjithëduhet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe jo të bëhen selektime. Po tëhetohet burri i Olta Xhaçkës çfarë mund të mos gjesh, pasi është burri iMinistres së Mbrojtjes. Si dhe ata deputetë që Basha i nxori nga Parlamenti pasikishin lidhje me krimin, nuk i janë konfiskuar asgjë. Problemi me Ylli Ndroqin ështëse ai ka dy media që njihen si kritike ndaj qeverisë. Ka një pabarazi në hetimdhe kur kjo është ndaj mediave, është një ngjarje e rëndë. Nëse do të heqëshpavarësinë dhe lirinë e qytetarëve, kjo nis nga shkatërrimi i medias së lirë.
Vendimi i SPAK, sipas Balliut ka ulur dhe besueshmërinë eqytetarëve shqiptarë tek ky institucion për të vendosur drejtësinë në vend.
Ai thotë se kryeministri Rama i ka zotëruar të gjithainstitucionet dhe nuk njeh asgjë tjetër përveç parasë, ndaj ai vendos vetëmgjoba.
Balliu:Përsa i përket hetimeve ndajaferave korruptive të qeverisë nuk ka asnjë hetim dhe asnjë të arrestuar. Jam ibindur kanë thyer atë pritshmëri të shqiptarëve. Mendoj se ata do të marrin atëqë meritojnë siç do ta marrin dhe ata që duan të thyejnë mediat. Mos të ngatërrojmëkrimet e Ramës dhe ato të institucioneve. Rama nuk njeh dhe nuk ka një raportme politikën dhe me ligjin, ai ka raport me paranë. Është themeluesi i gjobvënies.Ka krijuar institucion gjobvënie. Edhe presionet ndaj mediave dhe qytetarëve ibën në formën e gjobave. Ky i shikon të gjitha si një transaksion financiar.Ashtu pa dhe Kosovën, ju e dëgjuat Ramush Haradinajn kur tha se bëhet fjalë për10 mld euro për ndryshimin e kufijve. Kështu e sheh dhe median, si një raportme paranë. E ka me gazetarët dhe me të gjithë ata që nxjerrin informacione qënuk i pëlqejnë. Pak më parë arrestoi gazetarin e Syri Tv, mbylli Agon Channel.