Lezhë, pronaret e lokaleve të dasmave në protestë: Policia po vepron vetëm ndaj disa bizneseve, po penalizohemi

Pronarete lokaleve të dasmave në Lezhë protestuan këtë të martë, pasi pretendojnë se ashpërsiae policisë po bëhet vetëm ndaj subjekteve në Bashkinë e Lezhës, por nuk ndodh kështunë Kurbin e Mirditë.

Sipastyre kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalishtmadje duke marrë edhe ato tashmë të anuluara në Lezhë.

Këtobiznese kërkojnë vlerësim të situatës dhe trajtim i njëjtë për të gjithasubjektet në të gjithë vendin.  

“Gjithë bizneset tona janë penalizuarnga policia në Lezhë. Të gjitha qytetet e tjera bëjnë dasma. Të marren masa qëtë jetë njëlloj në gjithë qytetet. Pse vetëm në Lezhë aplikohet akti normativ? Jemishumë të dëmtuar.”

Pas situatëssë krijuar dhe mbylljes përfundimtare të këtyre bizneseve, pronaret e tyrekërkojnë qe qeveria të rishikoje paketë mbështetje financiare edhe për ta.

“Nëse ne nuk na lejojnë të bëjmë dasmë,atëherë të na japin një paketë ekonomike sepse ne po fundosemi.”

“Ne na penalizon shumë kjo sepse unëme këtë jetoj. Hamë bukë me dasmat. Prandaj u bëj thirrje të mendojnë pak. Kam restorantin500 vendesh. Çfarë virusi ka në një lokal të tillë kur unë fus vetëm 80 veta?”

Vetëmgjatë 2 javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte që ushtroninaktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbindhe Mirditë.