Butrinti thyen pandeminë: Rreth 200-300 turistë vizitojnë çdo ditë qytetin antik

Edhenë kohë pandemie butrinti vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve.  Mbi 200 vizitorë njihen çdo ditë me historinëdhe arkitektuën, ndërsa pushuesit shprehen se do të rikthehen sërish.

Pandemia ka sjellë efekte të forta në ekonomi. Por pavarësishtkufizimeve qyteti antik i Butrintit vazhdon të ketë vëmendje të shtuar.  200-300 persona vizitojnë parkun por dhenjihen me historinë.

"Shohimnjë numër më të ulët po ne gjithsesi mendonim që do të ishin më të ulët numrat.Pritshmëritë tona janë takuar me ato që ne shpresonim duke parërrethanat".

Historia mijëra vjeçare, arkitektura, natyra plot gjelbërim,liqeni, mahnisin turistët e huaj të cilët thonë se do të rikthehen sërish pasigjithçka që kanë vizituar ishte mbresëlënëse.

"Çdogjë ishte shumë e mirë, natyra, deti më pëlqen shumë".

Artizanët vazhdojnë të ekspozojnë prodhimet e tyre, porshprehen se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë.

"Sivjetqë ka qenë kjo periudha e covidit ka pasur probleme, nuk kemi patur shitje nëkrahasim me vitet e kaluara".

Në kushtet kur turizmi kulturor vuan mungesën e turistëve, nëparkun kombëtar të Butrinit nuk mungojnë vizitorët kureshtar edhe përse ndjeshëmtë reduktuar në numër.