Në urbane pa distancë fizike, udhëtarët ankohen për kushtet: Mëngjeseve janë të tejmbushur, nuk ruhemi dot

Pak kohëpas rihapjes së udhëtimit publik, maskat janë e vetmja masë që zbatohen nëambientet e urbanëve, ndërsa distanca fizike është e pamundur të ruhet. Në këtokushte qytetarët ankohen  dhe ndihen tërrezikuar ndërsa thonë se nuk pak kontrolle për protokollet e sigurisë. 

Urbanet çdo mëngjes kanë këtë pamje, udhëtaretë shumte, pa distancë e jashtë çdo rregulli anti-Covid. 

Gjithkush mundohet të mbërrij në kohë nëdestinacion, ndaj  në disa raste nukmarrin parasysh dyndjen në të vetmin mjet transporti.

Krahasuar me para pandemisë situata ështëpërmirësuar, thonë qytetaret, por në kushtet e pandemisë është tepërshqetësuese.

Me rikthimin në punë te urbanëve, u deklaruase do te jetë Bashkia ajo që do të kontrollojë për zbatimin e masave anti-Covid,por siç thonë ata, kontrollet janë vetëm për biletat.

Shqetësim tjetër i tyre është dezinfektimi iambienteve të udhëtimit.

Oraret me më shume fluks janë ato të mëngjesitdhe të pasdites kur qytetaret shkojnë e kthehen nga puna.

Por pavarësisht frikës nga pandemia, ataqëndrojnë përsëri ne stacion, në pritje të urbanit të radhës me shpresën se assot nuk do te infektohen.