Hajdarmataj "shuplakë" policisë: Janë kthyer në militantë dhe mercenarë të politikës, RENEA përdoret për njerëz të armatosur
Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit,Arben Hajdarmataj, shpreh keqardhjen për mënyrën sesi u keqpërdorën politikishtditën e djeshme punonjësit e policisë së shtetit dhe posaçërisht reparti iforcave speciale RENEA.
I ftuar në Ora News, Hajdarmataj thotë sepolicia ka rënë në nivelin e militantëve dhe mercenarëve që zbret në terrensipas urdhrit politik të radhës.
Ai sjell në vëmendjen se Forcat RENEA përfshihennë operacione kur kanë përballë njerëz të armatosur.
Dhe natyrshëm lind pyetja: Kush ishte iarmatosur në RTV Ora dhe Ora News, gazetarët?!
Hajdarmataj: Ndihem shumë keq që policia e shtetit shqiptar ka rënë nëkëto nivele, nivele militanteske dhe mercenarësh që merr urdhra partiakë që nukkanë asnjë bazë ligjore. Nëse flasim për RENEA-n si repart, është repart përneutralizimin e personave të armatosur.
Çka do tëthotë që ky repart del në aktivitet kur ka të bëjë me një përballje me personatë armatosur, del me urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetitqë për mua si drejtues policie ka rënë dje në nivelin e një polici tësapombaruar arsimin, që jep urdhër të nxjerrë RENEA-n për tu paraqitur në oborrine një institucioni.
Tjetërgjë është zoti Ndroqi dhe tjetër është televizioni. Veprimet ndaj një institucionitë tillë duhet të jenë shumë të matura.Nuk arrij ta kuptoj dhe as ta besoj që Ministrii Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë marrin guximin dhe kurajondhe nxjerrin një repart special për të zbarkuar në oborrin e një televizioni qënuk ka të bëjë fare me pronarin e tij.
Nëse kanjë akt sekuestroje, tjetër është procedura dhe tjetër veprimi. Gjykata apoprokuroria autorizon oficerin e policisë gjyqësore për të ekzekutuar aktin esekuestros.Nëse politika do të përdorë policinë kaq keq atëherë kalojmë nëmercenarë. Nuk pyesin për rregulla dhe ligje.