SPAK merr të pandehur Astrit Beqirin dhe Dhimitri Shkodranin, pjesë e grupit kriminal që transportoi 1.6 ton kokainë drejt BE
Dy persona të akuzuar për trafikimin e njësasie për 1650 kg kokainë dhe heroinë në vendet e BE-së janë dërguar në gjyqnga SPAK.
Të pandehurit janë Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani, të ndaluar gjatëvitit të shkuar gjatë një operacioni ndërkombëtar droge.
Sipas Prokurorisë së Posaçme ata akuzohen se kryenin transportin e paravetë përfituara nga aktiviteti kriminal në Danimarkë dhe më pas i investonin nëShqipëri.
Grupi kriminal dyshohet se ndiqte një skemë tëmirëpërcaktuar për të dërguar paratë nga Kopenhageni drejt vendit tonë.
Paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve dërgoheshin“cash” nga Kopenhagen në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej dukei transportuar paratë me anë të autobusëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (eregjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, iarrestuar në Danimarkë.
Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetëri grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalontekufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto paradërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupitkriminal.
Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me njëfrekuencë rreth 2 herë në muaj.
Për këtë arsye SPAK ka vendosur sekuestron mesynim konfiskimin e disa pasurive të cilat dyshohet se janë krijuar nga tëardhurat kriminale.
Në listën e pasurive të sekuestruara janë Pulari “RENS2015”, 6 banesa në Velipojë, 7 automjete dhe një motor.
Po kështu janë sekuestruar 173.500 euro dhe 8 629 000lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.147 të vitit 2019. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:
Astrit Beqiri,akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale oseveprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupittë Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhegrupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe“d”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.
DhimitriShkodrani, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprëspenale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formëne “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizatakriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat“a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.
Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”.
Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.
Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.
Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi ishtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale:“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi istrukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminaledhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimetnë kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunimshumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanëevidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:
Grupii strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura ngakrimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë,në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriutbëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS”(e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, iarrestuar në Danimarkë.
NëTetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuarkriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat ekalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tekshtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimii parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.
Ipandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuarkriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuarnë Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë eardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siçishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Nëkuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :
173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).
Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.
Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;
Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;
Automjet BMW X5 me targe AA 323 LJ ;
Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;
Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targe AA 165 VH ;
Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;
Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;
Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;
Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;