Qindra hektarë tokë në flakë, vetëm në korrik janë regjistruar 168 vatra zjarri

Prej nisjesdisa ditësh, zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë sipërfaqe me pyje. Në Lezhë flakëtpo i afrohen Ranës së hedhur të frekuentuar nga pushuesit, ndërsa në fier prejdisa ditësh flakët nuk ndalen.

Në të paktën 4 qarqe të vendit zjarret kanëshkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Vetëm në korrik janë regjistruar 168 vatra.

Për vënien në kontroll të situatës janëangazhuar 200 efektivë të forcave të armatosura

Flakët  të cilat kanë përfshirë pyllin mepisha në Seman të Fierit vijojnë të jenë aktive prej ditësh.

Në vendngjarje janë angazhuar të gjitha forcatzjarrfikëse të Fierit , Patosit dhe Roskovecit por i favorizuara nga era dhetemperaturat e larta, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 20hektarë.

Shefi i emergjencave civile  pranëbashkisë së Fierit Flamur Mato  është shprehur se po  punohet për tëndaluar përhapjen e flakëve në kurorën e pishave.

Komandanti  i forcave zjarrfikëse tëFierit Ziaj Hyka  thotë se terreni i vështirë e bën më problematikesituatën.

Prej disa ditësh gjithashtu vijon të jetë aktiveedhe vatra e zjarrit në malin e Rrenxit të cilat tashmë i janë afruar zonësturistike të ranës së hedhur në Shëngjin.

Pavarësisht se zjarri vijon me një intensitettë lartë ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e pamundur.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërëme dije se përgjatë muajve Janar-Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri.