Raporti për Shqipërinë, pluralizmi mediatik në rrezik: Trysni nga partitë politike
Presionipolitik në Shqipëri po krijon medie më pak të pavarura dhe po tenton tëndryshojë vijën e tyre redaksionale për të anuar më shumë drejt pushtetit.Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike tregon se ka një përkeqësimtë situatës në vend.
Pluralizmi mediatik në Shqipëri është nërrezik të lartë për shkak të interesave ekonomikë dhe presionit politik që po ishtyn gazetarët gjithnjë e më shumë drejt vetëcensurimit.
Një raport i titulluar "Monitorimi iPluralizmit Mediatik 2020", me fokus sistemin dhe lirinë e medieve nëvendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian, vëren stanjacion ose përkeqësimtë situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit.
Studimi thekson se pushteti politik në vend ështëtejet influencues, duke rezultuar në medie jo të pavarura apo mediume që mbështetinpartinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet.
Me shkallën nga 0 në 100, rreziku përtelevizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet e internetit, rrezikurritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesëssë transparencës për sa i përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatëfushatave elektorale.
Autonomia redaksionale, ndërkohë, vlerësohetme 88 për qind, në rrezik thuajse të plotë.
Për shkak të mungesës së dispozitave përligjin e medieve audiovizive në emërimin e kryeredaktorëve, studiuesitraportojnë raste të mëparshme ku sërish trysnia politika ka ndikuar përlargimin e tyre nga puna.
"Ligjipër Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publikepengon anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe të parlamentit që të mbajnëaksione në kompani përfshirë ato mediatike, ndërsa për kryebashkiakët,dispozitat kufizohen vetëm te kompanitë që operojnë në territorin e bashkive tëtyre. Por nuk ka dispozita specifike që ndalojnë politikanët, palët partiakeapo partitë politike që të zotërojnë mediet,"shton Qendra për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, e bashkëfinancuar nga BE-ja.
Raporti nënvizon perceptimin për partishmëri nëemërimin e bordit të Autoritetit të Medieve Audiovizeve dhe nuk lë pa përmenduras kritikat e komunitetit të gazetarëve për Ligjin Antishpifje të miratuar ngaparlamenti dhjetorin e kaluar.
Për sa i përket mbrojtjes themelore tëpluralizmit, mediet shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku ipluralizmit të tregut mediatik klasifikohet tepër i lartë në 80%, ndërsa merrezik të lartë shihet edhe aspekti social, përkatësisht korniza e dobëtligjore për trajtimin e çështjeve të minoritetit, personat me aftësitë ndryshedhe aksesin e grave në medie.
Këtë vit Shqipëria ra me dy vende të tjera në Indeksin e Lirisë së Medies në botë edhe në raportin e Reporterëve pa Kufij, duke u renditur e 84-ta mes 184 vendeve për problematikat si ligji për mediet online, kufizimin e informacionit, arrestimin e gazetarëve dhe mbylljen e medieve kritike me qeverinë.