Video/ Sherr i madh në avion, dy pasagjerë të dehur përleshen dhe gjakosen sepse nuk vendosën maskë

Një sherr i madh mes pasagjerësh ka ndodhur në një avion qëudhëtonte nga Amsterdami në Ibiza të Spanjës. Dy pasagjerë nuk kanë pranuar tëvendosnin maske në fytyrë dhe kjo ka revoltuar edhe pasagjerët e tjerë.

Nga pamjet e publikuara shihen dy pasagjerë duke u përleshur.Një burrë i bërtet duke i thënë të ndalojnë sepse këtu ka fëmijë.

Pasagjerët që po shkaktonin zhurmë, rrumujë dhe po shqetësoninpasagjerët e tjerë fizikisht dhe verbalisht në avion ishin të dehur me vodka.

Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur. Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle.