Protestat në Izrael kundër Netanjahut,12 të arrestuar, dhjetëra të tjerë përleshen me policinë

Policiaizraelite është konfrontuar me qytetarët e mbledhur në protesta pranë rezidencëssë kryeministrit të vendit Benjamin Netanjahu. 12 persona u arrestuan dhe dhjetëratë tjerë u përleshën me policinë, gjatë thirrjve për largimin e kreut tëqeverisë të cilin qytetarët e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim tëpandemisë.

Policia izraelite arrestoi 12 protestues dhe ukonfrontua fizikisht me dhjetëra të tjerë gjatë protestave masive që u mbajtënafër rezidencës së kryeministrit vendas Benjamin Netanyahu në Jeruzalem në orëte para të së dielës.

Incidentet ndodhën pas një demonstrate ku qytetarëtkërkonin dorëheqjen e Netanyahut.

Mijëra izraelitë dolën në rrugë të shtunën (1 Gusht)për të protestuar kundër korrupsionit për të cilin akuzojnë Netanyahun por edhekundër mënyrës se si qeveria po e menaxhon situatën e koronavirusit.

Mediat izraelite vlerësuan se rreth 15,000protestues morën pjesë në tubimin e mbajtur pranë rezidencës shtetërore tëNetanyahut ku mbanin pankarta me shkrime "kryeministri i Krimit".

Protesta e së shtunës sipas mediave ishte më emadhja në demonstratat disa javore pranë rezidencës së Netanyahut ndërsa tështunën qytetarët u afruan edhe jashtë shtëpisë private të kreut të qeverisë nëqytetin izraelit të Cezaresë ndërkohë që protestat vazhdonin edhe në Tel Aviv.

Reuters shkruan se Netanyahu po përballet meprotesta mbarëkombëtare për shkak të gjendjes së ekonomisë të goditur nga koronavirusi.

Sipas mediave, shumë qytetarë e gjykojnë atë tëpapërshtatshëm për të udhëhequr vendin ndërsa përballet me një gjyq për akuzakorrupsioni, në të cilat ai mohon të këtë abuzuar me detyrën.

Kritikët e kryeministrit Netanyahu kanë thënë se ai nukarriti të përgatisë një strategji të qartë daljeje pas bllokimit të parë tëvendit nga koronavirusi.